huawei tallet
Lajmet e fundit

Huawei tallet rende me Apple per zhbllokimin me “Face ID” >ose.al<

Si ka mundesi qe Huawei tallet me Apple ?… Te gjithe e dime tashme qe Huawei po pergatitet te hedhe ne treg smartphonin e saj te fundit: Huawei Mate 10. Ne daten 16 tetor kompania kineze do te mundohet te mahnise boten me Mate 10. Celulari thuajse pa korniza qe do te funksionoje me procesorin e fundit te Huawei, Kirin 970.

Marketingu qe po zhvillon Huawei per kete Mate 10 eshte me te vertete interesant. Sot per shembull kompania kineze eshte “tallur” rende me Apple persa i perket funksionit te njohjes se fytyres. Apo siç njihet ndryshe,Face ID”.

Kjo ketu poshte 👇 eshte nje foto e nxjerre nga video e re publicitare e Huawei, ku shihet qarte tallja:

huawei tallet

Me heret gjate ketij muaji Huawei vuri ne loje gjithashtu dhe Samsung. Kompania kineze hodhi ne rrjet nje hashtag qe i referohej Mate 10. Ky hashtag ishte:

#beyondthegalaxy (pertej galaksise)

Duket qarte venia ne loje e Samsung Galaxy Series, perkatesisht Galaxy Note 8 dhe Galaxy S8. “Pertej galaksise”, pra Mate 10 do te jete smartphone madheshtor pertej kufijve hapsinore, por dhe “Pertej Galaxy Note 8” 😂😂😂.

Ja dhe nje foto e publicitetit te Mate 10 ku perdoret hashtagu #beyondthegalaxy qe pershkruan smartphonin:

huawei tallet

Ne fund kemi siguruar per ju dhe videon nga e cila eshte nxjerre fotoja e pare me te cilen Huawei i ben “troll” Apple. Siç dihet funksioni i Face ID bazohet ne inteligjencen artificiale, te quajtuar “AI”. Ndaj edhe Huawei ka perfituar nga ky fakt per te perdorur nje tjeter hashtag “kunder” Apple. Video ne fakt po ta shikoni mbyllet me hashtagun:

#therealAIphone (nuk ju vret pak veshin??😂😂😂 )

Me kete tallje Huawei nuk po godet vetem funksionin Face ID, por edhe arsyen e funksionimit te ketij funksioni. Behet fjale per super procesorin e ri A11 Bionic. Ky i fundit mbahet nga Apple si procesori me i fuqishem ne treg.

Por Huawei mendon ndryshe. Ne fakt informacionet jo zyrtare e paraqesin procesorin e ri te Huawei, te quajtur Kirin 970, si nje super potence. Thuhet se ai do te jete procsori i dyte, pas A11 Bionic, qe do te kete nje procesor NPU: Neural Processing Unit. Flitet qe Kirin 970 do te kete nje fuqi te pabarazueshme per A11 Bionic.

Ndaj duke bazuar “jeten” e Mate 10 ne procesorin Kirin 970, Huawei eshte e sigurte qe do te arrije majat e performances. Kirin 970 do ti mundesoje Mate 10 te kete inteligjencen artificiale me te avancuar ne planet. Pra edhe sistemi operativ i Mate 10, EMUI 5.0 Android, do te kete nje sere funksionesh te inteligjences artificiale qe nuk i ka asnje celular tjeter.

Kliko ketu per videon ku Huawei tallet me Apple.

Le te presim daten 16 tetor! Per perditesime vazhdoni te ndiqni ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

2 thoughts on “Huawei tallet rende me Apple per zhbllokimin me “Face ID” >ose.al<

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.