huawei p20
Celulare Lajmet e fundit

Huawei P20 + P20 Pro + P20 Lite, ja çmimet e daljes ne treg!

Huawei ka konfirmuar tashme qe do te lançoje celularet P20 dhe P20 Pro ne daten 27 Mars ne Paris.

Pas shume spekulimeve, me ne fund kemi arritur te mbledhim informacion mbi çmimin e celulareve te ri te shumepritur nga Huawei.

Huawei P20 pritet qe te dale ne treg me nje çmim nga fabrika prej 679 €. Ndersa mendoni qe Huawei P20 Pro do te kete nje çmim nga fabrika prej 899 €. Celulari me i lire i treshes do te jete Huawei P20 Lite me çmimin prej 369 €. 

Ajo qe vihet re eshte qe edhe kompania kineze Huawei ngadale po i afrohet nivelit te 1.000 € persa i perket çmimit. Me te vertete nivele teper te larta edhe per celularet me te mire. Pritet qe ky nivel te kapet nga Huawei Mate 11 qe pritet te prezantohet ne fund te muajit Maj.

Foto Huawei P20:

huawei p20

Siç ju kemi informuar dhe ne artikujt e tjere, P20 dhe P20 pro do te vihen ne jete nga proçesori i fuqishem Kirin 970 AI Infused, qe aktualisht montohet tek Mate 10. Ndersa P20 Lite do ti montohet proçesori Kirin 659 qe aktualisht e monton Mate 10 Lite.

Persa i perket sistemit operativ pa dyshim ai do te jete i bazuar ne Android Oreo 8.0. Ndersa i vetmi celular nga treshja qe do te kete sistemin “triple camera”, pra me tre sensore fotografik pritet te jete Huawei P20 Pro.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.