7s enjoy
Celulare Lajmet e fundit

[FOTO + VIDEO] Zbuloni celularin Huawei P20 Lite 😍😍

Sipas informacioneve te fundit Huawei P20 Lite duhet të duket shumë i ngjashëm me iPhone X, si para dhe pas. Për ta mbështetur këtë lajm OnLeaks, një burim shumë i besueshëm dhe i saktë, tregon disa fotografi nga informacioninet që zotëron. Huawei P20 Lite, nuk mund ta mohoni,  merr shumë frymëzim nga iPhone X.

Por jo vetëm atë, sepse ne e dimë se e gjithë seria Huawei P20 duhet të jetë njësoj.

Huawei P20 Lite duhet të ketë një dizajn të pastër dhe të butë me ekran 5.7″ 18:9 dhe me një kamerë të pasme me dy sensorë të pozicionuar vertikalisht. 

Nuk do të zhduken butonat e zakonshëm fizikë për volumin dhe fuqinë, lexuesin e gjurmëve të gishtave të vendosura në kapakun e pasmë dhe audio 3.5mm, përveç një porte USB Type C.

Kjo është ajo që doli nga renderimet dhe si duhet të jetë P20 Lite. Nëse ju pëlqen apo jo, 2018 do të jetë viti i smartphone të frymëzuar nga iPhone X, edhe në rangun e mesëm me sa duket. Të lumtur? 😍😍

[perditesim 05.02.2018]

Zbardhen fotografite e para te Huawei P20 me tre fotokamera:

[Përditësim 01/02/2018]

Sipas Android Central, Huawei tashmë ka filluar të thërrasë mediat në një ngjarje që do të mbahet më 27 mars në Paris. Protagonistët do të jenë patjetër celularët e rinj Huawei P20, P20 Plus dhe versioni P20 Lite.

Na ndiqni për më shumë informacione mbi prezantimin e këtyre tre super celularë.

[Artikulli 11 Janar 18]

Fakti qe Huawei tashme eshte nje nder kompanite qe prodhojne celulare me ekrane fantastike eshte tashme i njohur. Huawei P10 Plus dhe Mate 10 kane ekrane me rizolucion QHD dhe nje raport mjaft te mire te ndrçimit dhe konsumimit te energjise. Ky fakt do te percaktoje dhe fatin e Huawei P20.

Celulari i radhes qe pritet me shume vemendje publiku do te jete pikerisht Huawei P20. Mendohet se kompania kineze nuk do te largohet nga rizoluzioni 1080 x 2244 px. 

Risia me e madhe ka te beje me madhesine dhe formen e ekranit. Nje variant dispozitivi i paraqitur nga Huawei, qe quhet “EML-AL00”, do te kete ekran me raport 18:7:9. Ky variant i P20 eshte klasifikuar ne disa “benchmark” te famshem te botes teknologjike.

Ja nje fotografi se si mund te duket ekrani i Huawei P20:

huawei p20

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.