huawei p11
Celulare Lajmet e fundit

HUAWEI P11 me tre fotokamera dhe 40MP total 😍😍

Huawei P11 do te jete celulari i ri i kompanise kineze persa i perket serise “P”. Lajmi i fundit mbi kete dispozitiv eshte me te vertete nje surprize e madhe. Ne fakt Huawei ishte nder te parat kompani qe adaptoi tipologjine e fotokameres me dy sensore, pra “dual camera”. Por projekti i kompanise per Huawei P11 kalon thuajse çdo limit.

Burime te sigurta bejne me dije qe Huawei P11 do te kete praktikisth tre sensore optik per nje fotokamer “triple camera”!! 😵😵😵😵

Lexo edhe: Huawei tallet keq me Samsung

Me shume mundesi fotokamera kyresore e nje dispozitivi te tille mund te arrije deri ne 40MP rizolucion, dhe teknologjia me tre sensore do te mundesoje nje zoom 5x “hybrid zooming”. Por nga ana tjeter nuk do te harrohet as fotokamer selfie. Ne fakt edhe kjo e fundit do te kete nje permiresim substancial, duke kryer foto prej 24MP bashke me teknologjine “low light enhancement”.

Foto publicitet per Huawei P11:

huawei p11

Kompania e famshme Leica e cila prodhon sensoret fotografik te Huawei eshte nje nder me te mirat ne bote. Ajo siguron qe sensoret e rinj do te kapin 100% me shume drite sesa sensoret aktual. Sensoret e rinj do te jene te pajisur dhe me teknologjine “Pro Night Mode” qe do te mundesojne fotografi fantastike ne ambjente erresire. Normalisht fotokamer do te asistohet dhe nga inteligjenca artificiale e mundesuar nga procesori Kirin 970, per te njohur ambjentin, nivelin e drites dhe objektet. Ne kete menyre foto do te jete thuajse perfekte, sipas Leica.

Huawei P11 do te prezantohet ne vitin 2018, por akoma nuk ka informacione mbi momentin e sakte. Stay tuned ne ose.al per me shume info!

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

8 thoughts on “HUAWEI P11 me tre fotokamera dhe 40MP total 😍😍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.