7s enjoy
Celulare Lajmet e fundit

[ZYRTARE] Huawei P Smart: 5.65″ FHD+ me Android 8, çmim fantastik 😍

Huawei ka njoftuar zyrtarisht Huawei P Smart, smartphone i ri që në Azi doli me emrin Enjoy 7S.

Konfirmohen të gjitha specifikimet zyrtare teknike të pajisjes të pajisur me një ekran 5.65″ me FHD+ në formatin FULLVIEW 18:9. Brënda gjejmë SOC Kirin 659, 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme Expandable nëpërmjet slot microSD, kamera dyfishtë pasme me optike 13+2MP dhe 8MP përpara.

Bateria është 3000 mAh, ndërsa sistemi operativ është Android Oreo 8.0 me përshtatje EMUI 8.0. Celulari do të jetë në dispozicion në tre ngjyrat e zezë, Blu dhe Gold nga fundi i janarit.

Huawei P Smart, i njohur më mirë në Azi si Enjoy 7S, do të është në procesin e arritjes së tregut europiam; një lajm që vjen pas thashethemeve të fundit rreth disponueshmërisë në Gjermani, planifikuar për në janar.

Foto Huawei P Smart

Karakteristikat teknike:

·         Ekran 2.5D 5,65″ me xhama të lakuar (2160 x 1080 piksela) Full HD + 18:9

·         SoC Kirin 659 okta core (4xA53 @ 2.36GHz + 4xA53 @ 1.7GHz) me GPU MaliT830-MP2

·         Memorie: 3GB RAM dhe 32GB hapësirë ​​të disponueshme deri në 256GB me microSD

·         Android 8.0 (Oreo) me EMUI 8.0

·         Hybrid Dual SIM (nano + nano/microSD)

·         13 kamera MegaPixel e pasme me blic LED, 2 megaPixel kamera e dytë

·         8 kamera MegaPixel përpara

·         Sensori i gjurmëve të gishtave

·         Përmasat: 150.1 × 72.05 × 7.45 mm;

·         Pesha: 143g 

·         4G, VoLTE, WiFi 802.11 b / g / n, Bluetooth 4.2, GPS / GLONASS

·         3000 mAh bateri

Çmimi i shprehur tashmë për tregjet e tjera evropiane do të arrij në 240.99 euro (çmimi i raportuar i dyqanit, i cili mund të bëhet 249 euro për listën e çmimeve).

Për të pasur konfirmime më të sakta ne do të duhet të presim për deklaratën zyrtare nga Huawei.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.