huawei mate 10 nuk
Celulare Lajmet e fundit

Huawei Mate RS Porsche Design, thjesht spektakolar

Dje u zbulua edhe Huawei Mate RS Porsche Design, një smartphone që përfshin specifikat kryesore të P20 Pro dhe i riparaqet në një pajisje që karakterizohet nga një dizajn të frymëzuar nga Porsche 911 GT3 RS. Por jo vetëm dizajni, pasi Mate RS përfshin një seri risish që e vënë atë në krye të linjës të smartphoneve të realizuar nga Huawei.

huawei mate RS Porsche Design-foto1

Huawei Mate RS Porsche Design – Skeda teknike

Huawei Mate RS Porsche Design trashëgon të gjitha specifikimet kryesore të P20 Pro, duke përfshirë kamera e pasme të trefishtë 40 +20 + 8 MP. Proçesori KOS Kirin 970 me NPU dhe certfikimin IP67, për të cilën është shtuar një ekran të lakuar 6″ me rizolucionin 1440p dhe teknologji OLED. Memoria e brëndshme është 256GB (512GB në Kinë). E pranishme edhe karikimi wireless – për herë të parë në një Huawei – dhe është i certifikuar Dolby Atmos 10W me dy stereo folësit Dual SLS (Super Sistemit Linear).

huawei mate RS Porsche Design-foto2

Lajmi nuk përfundon këtu, pasi Mate RS është e pajisur edhe me një sensor gjurmë gishtash të dyfishtë. Njëri prej të cilëve është vendosur direkt brenda ekranit, ndërsa tjetri është i pozicionuar në anën e pasme.

Ky është smartphone i parë në botë që të jetë i pajisur me një lexues të dyfishtë të shenjave të gishtërinjve dhe mund të jetë i pari i pajisur me një sensor në ekran që të arrijë në mënyrë zyrtare në Europë.

huawei mate RS Porsche Design-foto4

Huawei Mate RS Porsche Design – Materialet dhe çmimi

Smartphoni është e pajisur me një trup qelqi dhe metali të lakuar në të dy anët, në mënyrë që të propozojë një pamje krejtësisht simetrike, dhe do të jetë në dispozicion vetëm në ngjyrë të zezë. Të përfshira në pako do të jetë një cover lëkure që pasqyron makinat luksoze të Porsche. Nuk ka mungesë të temave dhe aksesorëve të përshtatur me prodhuesin e makinave, tani në telefonin e tretë të bërë me Huawei.

huawei mate RS Porsche Design-foto5

Huawei Mate RS Porsche Design do të jenë në dispozicion në Europë nga mesi i prillit me një çmim prej 1695 € për versionin 6/256GB dhe 2095 € për variant 6/512GB.

huawei mate RS Porsche Design-foto3

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.