huawei mate rs
Celulare Lajmet e fundit

HUAWEI MATE RS “Porsche Design”, tre teknologjite ky “thyen” Samsung!

Pas prezantimit të dy celulareve të rinj Huawei P20 dhe P20 Pro, kompania kineze suprizojë te gjithë me prezantimin e një celulari të tretë. Bëhet fjalë për Huawei Mate RS “Porsche Design”, një nga telefonat më të sofistikuar, por edhe më të shtrenjtë që janë shpallur deri më tani ne vitin 2018.

Huawei Mate RS vihet në jetë nga i njëjti procesor Kirin 970, ka një bateri prej 4000mAh, dhe një setup fotokamere të trefishtë në pjesën e pasme. Relativisht i hollë, me një ekran 6.0” i teknologjisë OLED. Risia më e madhe ka të bejë me sensorin e gjurmës së gishtave i ndodhur nën ekran për herë të parë në një smartphone Top Class.

Një risi teknologjike tjetër ka të bëjë me brendësi me sistemin e ftohjes “PCM Microcapsule” që mundëson mbajtjen e celularit në temperatura shumë të ulta. Ai është gjithashtu i pajisur me teknologjinë e karikimit wireless, ka memorie ROM 256 GB ose 512GB. Ngjyrat e vetme janë e zezë ose e kuqe. Çmimi për Porsche Design Huawei Mate RS ështe nga fabrika rreth 1,695 € për modelin 6GB RAM + 256GB ROM. Modeli me kapacitetit në 512GB do të kushtojë deri në 2,095 € nga fabrika. Ndërkohë që modeli i kuq është vendosur të shitet vetëm në territorin e Kinës.

Pavarësisht nga çmimi, Huawei ka arritur të implementojë tre teknologji kryesore që Samsung nuk mundi dot kurrë ti implementojë tek seria Galaxy S9 dhe besojmë nuk do ti implementojë dot as tek Note 9.

Bëhet fjale pikërisht për sensorin fotografik “Tripple Camera”, sistemin e ftohjes “PCM Microcapsule” dhe sensorin e gishtave nën ekran “AODS” (anywhere on display scanner).

Foto Huawei Mate RS “Porsche Design”:

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.