Huawei Mate 9-foto
Celulare Lajmet e fundit

Huawei Mate 9 dhe P10 do përditësohen me Android Oreo

Shumica e prodhuesve të smartfonëve duan të vendosin versionin më të fundit të Android, Android 8.0 Oreo. Ky version është përdorur nga disa prodhues dhe të tjerë janë në radhë për t’u bashkuar. Huawei tashmë e ka vendosur Oreo tek Mate 10 dhe Mate 10 Pro, megjithatë, ata nuk do të jenë telefonat e fundit Huawei që do përdorin këtë version Android. Në muajt e ardhshëm, seria Huawei Mate 9 dhe P10 do të marrin përditësime 8.0 me bazë Oreo, thotë Huawei gjatë aktivitetit të nisjes së Mate 10. Përditësimi do të vijë së pari për Huawei Mate 9 / Mate 9 Pro dhe vëllezërit e tij P10 dhe P10 Plus do të ndjekin më pas.

Lexo edhe: Huawei Mate 10 dhe Mate 10 Pro sapo u prezantuan

Huawei aktualisht është duke u përqëndruar tek Mate 10. Përditësimi do të arrijë tek Mate 9, 3 ose 4 javë pasi Mate 10 do dali në treg. Për P10 dhe P10 Plus, kompania nuk dha ndonjë kohë të caktuar, por tha se përditësimi do të vijë “në të ardhmen e afërt”.

Seria Mate 9 do të marrë Android Oreo diku në nëntor duke pasur parasysh faktin se Mate 10 pritet të dali në treg në fund të tetorit.

E pra, në aspektin e ndërfaqes së përdoruesit, EMUI 8.0 nuk do të jetë shumë e ndryshme nga versioni i mëparshëm. Megjithatë, ka shumë përmirësime në sfond dhe kompania veçoi punën e cila është duke përmirësuar performancat me rreth 12%.

ose.al – Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

5 thoughts on “Huawei Mate 9 dhe P10 do përditësohen me Android Oreo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.