7s enjoy
Celulare Lajmet e fundit

Huawei Mate 10: jeni gati te shpenzoni me shume se 1000€ 😱?

Fillojnë të bëhen më konkrete informacionet në lidhje me Huawei Mate 10. Pas konfirmimit të parë që erdhi javën e kaluar direkt nga CEO Richard Yu, në orët e fundit kanë filluar të dalin thashetheme në lidhje me datën e paraqitjes së produktit të ri.

Skeda Teknike e Huawei Mate 9

Huawei Mate 10 medohet të prezantohet më 16 tetor në Monako, në Gjermani. Gjatë ngjarjes, përveç kësaj, duhet të bëjë daljen edhe një version Lite i pajisjes, i quajtur Huawei Mate Lite 10. Për sa i përket karakteristikave teknike, Huawei Mate 10 duhet të jetë e pajisur me karakteristikat e mëposhtme:

  • Ekran 6″, Raporti i pamjes 18:9 dhe rizolucion 2160×1080 pixel 
  • Procesor Kirin 970 SoC me procesin e prodhimit 10nm
  • Kamera e pasme e dyfishtë
  • Kamera e përparme e dyfishtë me aftësi për njohjen e fytyrës dhe zbulimin e objekteve 3D.

Sipas të njëjtit burim Mate 10 duhet të kushtojë rreth $1100. Versioni Lite mendohet se do kushtojë vetëm $556.

©ose.al • Shtepia e teknologjise

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

2 thoughts on “Huawei Mate 10: jeni gati te shpenzoni me shume se 1000€ 😱?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.