Huawei Mate 10
Android Celulare Celulare e Tablet Lajmet e fundit

HUAWEI PREZANTON TELEFONAT E RINJ MATE 10 DHE MATE 10 PRO

Huawei ka prezantuar sot Huawei Mate 10 dhe Mate 10 Pro.

Huawei Mate 10

Të dy telefonat e rinj të cilët i përkasin linjës së telefonave më cilësorë që Huawei ka prodhuar ndonjëherë. Me telefonat e rinj Mate 10 gjigandi kinezi i prodhimit të celularëve duket se ka hyrë në trendin e 2017 ku telefonat janë të hollë dhe pa korniza dhe gjithashtu performojnë në bazë të AI ( Inteligjencës Artificiale).

EKRANI

Huawei Mate 10

Të dy telefonët janë ekstremisht të ngjashëm me njëri tjetrin. Dallimi  kryesor midis dy smartphone-ve është madhësia dhe forma. Huawei Mate 10 ka një ekran 5.9 inç me një rezolucion 2560 x 1400 LCD më një aspect ratio 16:9  (raporti i gjërësisë më gjatësinë). Nga ana tjetër Huawei Mate 10 Pro ka një ekran 6 inç 2160 x 1080 OLED me 18:9 aspect ratio i cili ngjason shumë me telefonat e fundit pa korniza të këtij viti.

Poshtë ekranit gjithashtu ka një ndryshim të vogël. Huawei Mate 10 ka një fingerprint reader (lexues të shenjave të gishtave) në pjesën e përparme ndërsa Mate 10 Pro e ka të pozicionuar në pjesën e mbrapme poshtë kamerave duke ja lënë vendin logos së Huawei-t përpara.

KAMERAT

Huawei Mate 10

Dhe duke folur për pjesën e mbrapme të dy telefonat kanë një dizenj që shkëlqen në maksimum. Gjëja e parë që do vëmë re është i ashtuquajturi shiriti dallues ku gjenden 2 kamerat. Ndryshe nga modeli i vjetshëm i Mate 9 kamerat janë paksa të dala mbi panel. Gjithashtu paneli i mbrapëm është interesant, me një dizenjim xhami të harkuar me stil dhe perfeksion.

Ashtu si në modelin P10 Huawei ka vendosur që gjithashtu që të dy modelet si Mate 10 dhe ai Pro të kenë dy kamera  12 MP dhe 20 MP bashkë me sensorin e ngjyrës i cili ka stabilizim optik. Ajo që është e re është se ashtu si LG V30 kamerat kanë një f/1.6 aperture (hapje) e cila është hapja më e ulët e momentit që do të thotë se kjo kamer është shumë më cilësore në ambientet me pak dritë duke qenë se ka një ndjeshmëri shumë më të lartë ndaj saj.

Këtu do të shohim edhe përdorimin e parë të procesorit KIRIN 970 NPU i cili do ti mundësojë përdoruesvë që të shkrepin foto më të mira dukë përdorur teknologjinë machine learning e cila i mundëson kamerës që të përcaktojë foton më të mirë pa u programuar më parë.

Kamera e përparme është po e standartit 8MP dhe nuk dihet akoma nëse do të përdorë apo jo teknologjinë e lartpërmendur.

PROCESORI DHE MEMORIA

Huawei Mate 10

Ndryshimi midis dy modelevë nuk është vetëm në pjesën e jashtme. Të dy telefonat fuqizohen nga procesori i ri i shkëlqyer Kirin 970 SoC por ato do të ofrohen në dy modele të ndryshme. Mate 10 do të ketë 4GB RAM dhe 64 GB memorie ndërsa version PRO 6GB RAM dhe 128 GB memorie.

Huawei Mate 10 gjithashtu ka disa tipare të cilat mungojnë tek Mate 10 Pro. Ai ka portë 3.5 mm të dedikuar për kufje dhe gjithashtu vend për kartë memorie MicroSD. Edhe pse Huawei ka vendosur të mos tregojë për këtë vendim është e qartë se kufizimet që të vendos ekrani pa korniza kanë bërë që këto të tipare të mungojnë në modelin Pro.

BATERIA

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja të dy modelet do të pajisen me një bateri masive prej 4000mAH e cila është shumë herë më e madhe se bateritë e smartphone-ve të tjerë të të njëjtit kalibër. Gjithashtu Huawei sjell thuajse si të gjithë kompanitë e tjera teknologjinë e karikimi të shpejtë i cili premton 58% bateri me 30 minuta karikim. Për fat të keq mungon karikimi wireless edhe pse të dy modelet janë kompet xham në pjesën e mbrapme.

ÇMIMI

Huawei Mate 10 do të jetë i gatshëm për porosi në fund të Tetorit dhe do të kushtojë 699 €.
Huawei Mate 10 Pro ngaana tjetër do jetë në shitje në mesin e Nëntorit dhe do të kushtojë 799 variant me 6GB/128GB.

Të dy modelet do të jenë në shitje në 4 ngjyra . Mate 10 do të vijë në ngjyrën kafe, pink gold , gold dhe e zezë ndërsa Mate 10 Pro do të vijë në ngjyrën kafe , pink gold , gri dhe blu.

Huawei Mate 10

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.