Huawei Enjoy 8-foto-ekrani
Celulare Lajmet e fundit

Huawei lançon në Kinë modelet Enjoy 8, 8 Plus dhe 8e

Huawei ka lançuar telefonat e vet “flagship” Huawei P20 dhe P20 PRO vetëm disa ditë më parë. Pas lançimit të smartfonëve të kategorisë më të lartë, high-end, Huawei me siguri ka menduar për një grup telefonësh më të përshtatshëm për buxhetin e njerëzve. Dhe duke iu përmbajtur kësaj ideje, Huawei ka lançuar së fundmi një grup smartfonësh të rangut mesatar duke i emërtuar ata Huawei Enjoy 8, 8 Plus dhe 8e në Kinë. Duke konsideruar këtë të re të fundit, këtu më poshtë janë të gjitha cilësitë dhe specifikat kryesore të tre smartfonëve.

Huawei Enjoy 8

Huawei-Enjoy-8-foto-detaje2

Modeli i ri Huawei Enjoy 8 ka një ekran LCD prej 5.99 inç me rezolucion 720×1440 piksela dhe aspekt 18:9. Telefoni vjen me sistemin operativ Android Oreo. Në brendësi fuqizohet nga një procesor 1.4GHz Qualcomm Snapdragon 430 tetë-bërthamësh. Kapaciteti i smartfonit përfshin 3GB/4GB RAM dhe 32GB/64GB kujtesë të brendshme e cila mund të zgjerohet me kartë memorieje MicroSD.

Telefoni është ka me kamera të dyfishtë 13MP+2MP bashkë me një blic LED në pjesën e pasme dhe një kamera të përparme 8 Megapiksel. Pajisja ka një bateri 3000 mAh. Dimensionet e telefonit janë 158.3×76.7×7.8mm dhe peshon 155 gramë. Smartfoni suporton dy karta SIM formatit nano, 4G, Bluetooth, Wi-Fi, GPS, etj.

Sensorët e modelit Huawei Enjoy 8 përfshijnë akselerometrin, sensorin e afërsisë me veshin (proximity), xhiroskopin, etj. dhe një skaner të shenjës së gishtit nga pas. Nëse flasim për çmimin, varianti me 3GB RAM kushton 1299 Jyen ose 168 Euro dhe varianti me 4 GB RAM ka një çmim prej 1499 Jyen ose 194 Euro (përafërsisht).

Specifikat e Huawei Enjoy 8

Huawei-Enjoy-8-foto-detaje1

Ekrani: 5.99-inç LCD

Sistemi Operativ: Android Oreo

Proçesori: Qualcomm Snapdragon 430 tetë-bërthamësh

RAM: 3GB/4GB

ROM: 32GB/64GB

Kamera e pasme: Dual 13MP+2MP

Kamera e përparme: 8MP

Bateria: 3000 mAh

Sensori i shenjës së gishtit: Po, në pjesën e pasme

Çmimi: Fillon nga 1,299 CNY (Jyen kinez) – 168 EUR

 Huawei-Enjoy-8-foto-detaje3

Huawei Enjoy 8 Plus

Vëllai i madh Huawei Enjoy 8 Plus ka një ekran LCD 5.93 inç me rezolucion 1080×2160 piksela dhe aspekt 18:9. Telefoni vjen me sistemin operativ Android Oreo. Fuqizohet me një processor tetë-bërthamësh 2.36GHz Kirin 659.

Smartphoni përfshin 4GB RAM dhe 64GB/128GB kapacitet të brendshëm.

Le të vijmë tek kamerat. Huawei Enjoy 8 Plus është i pajisur me kamera të pasme dyfishe 13MP+2MP të shoqëruara nga një blic LED dhe kamera të përparme dyfishe 16MP+2MP të cilat suportojnë veçoritë AR (Augmented Reality). Sa për baterinë, telefoni punon me një bateri prej 4000 mAh. Dimensionet e telefonit janë 157.2×75.3×7.89mm dhe pesha 170 gramë.

Përveçse sa thamë, ai suporton dy karta SIM, lidhjen me rrjetin 4G, GPS, Bluetooth, Wi-Fi, etj. dhe përmban të gjithë sensorët si akselerometri, sensori i afërsisë – proximity, xhiroskopi dhe skaneri i gishtit në pjesën e pasme. Në lidhje me çmimin, versioni 64Gb kushton 1699 Jyen ose 220 Euro dhe versioni 128GB vjen me çmimin 1899 Jyen ose 245 Euro (përafërsisht).

Huawei-Enjoy-8-Plus-foto-detaje1

Specifikat e Huawei Enjoy 8 Plus

Ekrani: 5.93-inç LCD

Sistemi Operativ: Android Oreo

Proçesori: Kirin 659 tetë-bërthamësh

RAM: 4GB

ROM: 64GB/128GB

Kamera e pasme: Dual 13MP+2MP

Kamera e përparme: Dual 16MP+20MP

Bateria: 4000 mAh

Sensori i shenjës së gishtit: Po, në pjesën e pasme

Çmimi: Fillon nga 1,699 CNY (Jyen kinez) – 220 EUR

 Huawei-Enjoy-8-Plus-foto-detaje2

Huawei Enjoy 8e

Së fundmi, Huawei Enjoy 8e ka ekran 5.7-inç LCD me rezolucion 720×1440 piksela dhe aspekt 18:9. Sistemi operativ është gjithashtu Android Oreo. Fuqizohet nga proçesori Qualcomm Snapdragon 430 1.4GHz me tetë bërthama. Smartfoni vjen me 3GB RAM dhe 32GB ROM.

Kamerat si dy modelet e mëparshme janë dyshe, 13MP+2MP së bashku me blicin LED dhe kamera e përparme është 5MP. Bateria ka një fuqi prej 3000 mAh. Dimensionet janë 152.4×73×7.8mm kurse pesha është 150 gramë.

Veçoritë e tjera të telefonit janë dy kartat SIM, GPS, Wi-Fi, Bluetooth, etj. dhe sensorët akselerometër, proximity, xhiroskopi dhe skaneri i shenjës së gishtit pa asnjë ndryshim nga sivëllezërit e së njëjtës familje. Çmimi është 1,099 Jyen ose 142 Euro.

Huawei-Enjoy-8e-foto-detaje1

Specifikat e Huawei Enjoy 8e

Ekrani: 5.7-inç LCD

Sistemi Operativ: Android Oreo

Proçesori: Qualcomm Snapdragon 430 tetë-bërthamësh

RAM: 3GB

ROM: 32GB

Kamera e pasme: Dual 13MP+2MP

Kamera e përparme: 5MP

Bateria: 3000 mAh

Sensori i shenjës së gishtit: Po, në pjesën e pasme

Çmimi: 1,099 CNY (Jyen kinez) – 142 EUR

Përfundimisht smartfonët e rinj Enjoy 8 të Huaweit janë të lezetshëm dhe telefona të mrekullueshëm për një kategori çmimi mesatar. Enjoy 8 Plus vjen gjithashtu me një çift kamerash të përparme të cilat janë mbresëlënëse. Që të tre telefonat janë të këndshëm, të bukur dhe të mirëpajisur.

Marin Kamberi
Ekonomist dhe përkthyes i apasionuar pas teknologjisë dhe sidomos pas smartfonëve. Gjeta hapësirën për të shkruajtur tek "ose.al - Shtëpia e teknologjisë", ku shpirti i skuadrës dhe pasioni ka formuar një portal pararojë për të gjithë shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.