HTC U12-foto-render (1)
Celulare Lajmet e fundit

HTC U12 dhe publikimi listes se karakteristikave te plota! TOP.

HTC U12 – perditesim 06.05.2018

Verizon shfaqi disa karakteristika të HTC U12 në faqen e tyre zyrtare. U12 është e shënuar nën skedën “Showcase” e cila liston të gjitha pajisjet që ndodhen në rrjetin e Verizon. Listimi nuk zbulon të gjitha detajet por nxjerr në pah  disa prej tyre.

HTC U12-detaje

Do kemi një ekran 6 inç dhe një bateri 3500mAh si një marrëveshje e mirë.

Nëse do besojmë informacionin, HTC U12 do të shfaqë një ekran LCD me ekran 6″ Super WQHD me Gorilla Glass (version i paspecifikuar) në krye. Duhet të presim gjithsesi disa javë për të marrë konfirmimet e duhura!

[perditesim 06.03.2018]

Del lista e plote e karakteristikave te HTC U12. Me te vertete karakteristika top:

htc u12

HTC U12 është përsëri protagonist, në sajë të një tweet të ri nga leaker-i i njohur LlabTooFeR  shumë afër botës HTC. Ai  ka publikuar atë që duket të jetë një fletë e plotë e të dhënave e përkushtuar celularit të ri të shtëpisë Taiwanese.

Lexo edhe: Android Oreo 8: Lista e plote

Terminali është identifikuar me emrin e koduar “Imagine”, megjithatë, mund të arrijë në treg me emrin e HTC U12 dhe duhet të jetë e pajisur me specifikimet shumë interesante.

Mendohet se do përfshijë një Qualcomm Snapdragon 845, një ekran 5.99″  me qHD+ rezolucion – kështu në formatin 18:9 – deri në 6GB RAM dhe deri në 256GB memorie të brendshme.

Sipas burimit, HTC U12 do të shënojë rikthimin e kamerës së dyfishtë, në sajë të një moduli Sony 12 + 16 Megapiksel i serisë IMX3xx, ndërkohë që përpara duhet të ketë një sensor prej 8MP.

HTC U12-skeda-teknike

Karakteristika të tjera përfshijnë një bateri 3420 mAh, IP68 i certifikuar ndaj ujit dhe pluhurit, mbështetje Dual SIM për të paktën një version, dhe Android 8.0 Oreo . Së fundmi, LlabTooFeR sugjeron që termi duhet të zbulohet gjatë muajit prill. Prandaj ne duhet të presim për detaje të mëtejshme dhe për imazhet e para reale të terminalit.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.