htc u11 plus foto
Celulare Lajmet e fundit

HTC U11 Plus foto reale, karakteristikat e para dhe çmimi

[perditesim 01/11/2017]

Lajmi per daljen e versionit “plus” te celularit HTC U 11 eshte dhene disa jave me pare. Kane dale disa informacione te rendesishme mbi karakteristikat teknike me te vertete te mrekullueshme te ketij dispozitivi.

Risia e madhe do te kishte te bente edhe me design-in, i cili do te ishte me modern sipas informacioneve.

Sot dolen fotot e para reale te ketij celulari, te marra nga nje video promocionale qe do te publikohet se shpejti.

HTC U11 Plus foto reale:

HTC U11 Plus karakteristikat teknike:

Dispozitivi i ri i kompanise Taiwaneze do te vihet ne jete nga nje procesor SnapDragon 835. Ekrani LCD prej 6” me rezolucion WQHD+ dhe densitet pixel 538 ppi. 

Fotokamera kryesore prej 12 MP me hapje objektivi f/1.7, ndersa fotokamera selfie prej 8 MP. Lajme te mira vijne nga bateria, e cila do kete nje kapacitet prej 3930 mAh dhe rikarikim te shpejte Quick Charge 3.

Gjithashtu dispozitivi do te kete çertifikim rezistence nga uji dhe pluhurat IP 68 dhe “dopio speaker BoomSound“.

Permasat 153.99×75.99×9.2 mm dhe pesha 170 gram.

Do te kete dy versione te dispozitivit, njeri me 64 GB memorie dhe 4 GB RAM, dhe versioni i dyte me 128 GB memorie dhe 6 GB RAM. Ndersa persa i perket çmimit, mendohet se nga fabrika do te dale me rreth 690 €.

htc u11 plus karakteristikat

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

2 thoughts on “HTC U11 Plus foto reale, karakteristikat e para dhe çmimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.