honor v10
Lajmet e fundit

HONOR V10 (9 Pro) me fuqine e Mate 10 Pro dhe gjysmen e çmimit ?

[perditesim 07/11/2017]

Huawei Mate 10 Pro eshte sot per sot celulari me i fuqishem i kompanise kineze. Specifikat teknike jane me te vertete TOP. Por ajo qe “nuk shkon” me kete super smartphone eshte natyrisht çmimi qe duhet paguar per ta patur ne dispozicion. Por nga kjo ane, Huawei ka gjetur dhe pergjigjen e sakte: Honor 10V (ose Honor 9 Pro).

Kemi disa informacione te reja mbi Honor V10. Ai do te kete nje ekran 6” me aspekt 18:9 te ngjashem me ate te Mate 10 Pro. Paneli i ekranit do te furnizohet nga kompania BOE, e cila thuhet se do te prodhoje ne te ardhmen ekranet OLED te Apple.

Lajmi me i rendesishem ka te beje me procesorin. Honor V10 do te vihet ne jete nga super procesori Kirin 970 ne perdorim aktual te Mate 10 Pro. Procesori do te asistohet nga 6 GB RAM. Ndersa sistemi operativ do te jete EMUI 8.0 i bazuar ne Android Oreo 8.0. Celulari do te vije me dy variante, ne baze te memories ROM. Njeri varjant me ROM 64 GB dhe tjetri me ROM 128 GB. Akoma nuk kemi informacione mbi kapacitetin e baterise.

Persa i perket aparatit fotografik, Honor V10 do te kete nje kamer kryesore “Dual Camera” me dy sensore prej 16 MP + 20 MP te teknologjise LEICA.

Lajmi i dyte me i rendesishem ka te beje me çmimin. Megjithese ky smartphone do te kete shume karakteristika teknike te Mate 10 Pro, çmimi i tij do te jete rreth 390 € nga fabrika.

Honor V10 prezantohet ne foto:

honor v10 prezantohet

Kompania Honor eshte nje realitet i rendesishem ne boten e smartphoneve ne te gjithe boten. Ajo eshte “bije” e Huwaei dhe ka per qellim te hedhe ne treg teknologjine Huawei me nje çmim sa me te lire per klientin.

Minutat e fundit po qarkullon online nje publicitet mbi nje event qe Honor do te mbaje ne Londer ne daten 5 dhjetor:

honor v10 prezantohet

[ms_countdowns type=”circle” nowtime=”1507808093″ endtime=”2017-12-05 18:00″ day_field_text=”Days” hours_field_text=”Hours” minutes_field_text=”Minutes” seconds_field_text=”Seconds” fontcolor=”” backgroundcolor=”” google_fonts=”” class=”” id=”” circle_type_day_color=”#1abc9c” circle_type_hours_color=”#2980b9″ circle_type_minutes_color=”#8e44ad” circle_type_seconds_color=”#f39c12″]

Ky do te jete celulari i pare i Honor qe do te aplikoje design-in modern “bezel-less“, pra pa korniza anesore te ekranit.

Ne Europe modeli Honor V10 prezantohet me emrin Honor 9 Pro. Vini re – Vini re, ai do te vihet ne jete nga procesori i ri i Huawei: Kirin 970.

Sistemi operativ natyrisht do te jete EMUI 6 i adaptuar nga Android 8.0 Oreo. Dhe kjo perben nje lajm, sepse do te jete celulari i pare se bashku me Huawei Mate 10 qe do te sjelle ne treg nga fabrika Android Oreo.

Risia me e rendesishme ka te beje me design-in. Ai do te jete ultra-modern me nje panel frontal thuajse “bezel-less”. Mungesa e kornizave rrit bukurine dhe hijeshine e nje smartphoni. Duhet thene qe Honor ka prodhuar gjithmone dispozitive mjaft elegant dhe te bukur. Ky ndryshim ne design imagjinojme qe do ti jape akoma me bukuri ketij celulari fantastik.

Stay tuned😉😉😉

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

7 thoughts on “HONOR V10 (9 Pro) me fuqine e Mate 10 Pro dhe gjysmen e çmimit ?

  1. Smarfonet honor kushtojne me pak se ata huawei por jo sa gjysma sic thoni ju.Jam i sigurt qe honor v10 ose honor 9 pro nuk do te kushtoje 390€ por me shume pasi aktualisht honor 9 kushton 399€ dhe honor8pro 479€ dhe keto jane cmimet ne faqen zyrtare te honor.

    1. Ndoshta edhe mund te jet cmimi 400€ por vetem ne azi pasi produktet honor kushtojne me pak ne azi por ne evrope nuk ka shanse te kushtoje me pak se 450€ mendoj se cmimi do jet rreth 500€

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.