Lajmet e fundit Laptop PC

Honor MagicBook, kompania e famshme prodhon nje super LapTop

Huawei zgjeroi linjën Honor edhe në kategorinë e LapTop “ultrabooks”. Laptopi i parë quhet Honor MagicBook. Për nga ana e design ai merr shumë detaje nga MacBook Air, duke nisur nga trupi i tij prej alumini me trashësi 15.8mm dhe peshë 1.47 kg dhe ekran 14”.

Vetë ekrani është një panel matës IPS me rezolucion 1080p dhe mbulim 45% të hapësirës së ngjyrave NTSC.

Proçesorët Intel të brezit të 8-të, njëri në version i5-8250u dhe dhe tjetri i7-8550u, të asistuara nga 8 GB RAM dhe 256 GB SSD (SATA). Të dyja versionet janë të shoqëruara me një kartë GPU të dedikuar Nvidia MX150 (pra me memorie të dedikuar GDDR5 2 GB).

Foto Honor MagicBook:

CPU dhe GPU ndajnë një freskuese të vetme nëpërmjet tubave të ngrohjes. Freskuesja thith ajër të ftohtë nga tre hyrje dhe nga ana tjetër nxjerr ajrin e nxehtë. Aspekt shumë pozitiv ështe dhe bateria mjaft e madhe prej 57.4 Wh, e cila duhet të jetë e mjaftueshme për 12 orë përdorim. Ajo ngarkohet nëpërmjet karikuesit USB-C – nga 0% në 70% në një orë.

Honor MagicBook kanjë USB-A 3.0 dhe një USB-A 2.0, një port HDMI dhe një hapësirë 3.5mm për kufje / mikrofon. Nga ana tjeter ai ka 4 Speakers me teknologji Dolby Atmos dhe mikrofon të dyfishtë. Ka një lexues të gjurmëve të gishtave që mund të shkyçë laptopin në 0.9s. Ndërsa koha e ndizjes është 7.6s.

Modeli i5 kushton  rreth $ 800 / € 645, modeli i7 është CNY 5.700 $ 910 / € 735.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.