android oreo-android nougat 7.0
Celulare Lajmet e fundit

[Android Oreo 8.0] konfirmohet HONOR 8 nuk do te perditesohet…..

[perditesim 24/01/2018] 

 

 

Nuk vijne informacione pozitive mbi Honor 8 dhe perditesimin ne Android Oreo 8.0.

Sipas nje dekralate te dhene nga agjensia qe rregullon komunikimin me mediat nga Honor per portalin AndroidPolice, Honor 8 do te perditesohet ne EMUI 8.0. Por versioni i ketij sistemi operativ do te bazohet thuajse me siguri te plote mbi Android Nougat.

Per ti garantuar perdoruesve te Honor 8 beneficet e perditesimeve te fundit te sistemit operativ, funksionet e reja te EMUI 8.0 do te implementohen edhe per kete dispozitiv…”

 

 

 

 

Honor 8 mund të mos marrë përditësimin në Android 8.0 Oreo. Edhe njëherë nën-marka e Huawei mund të zhgënjejë klientët e saj në fushën e mbështetjes së softuerit. Lajmi erdhi nga një post në Twitter i botuar nga ndarja indiane e prodhuesit. Postimi raporton se telefoni nuk është në përputhje me versionin më të fundit të sistemit operativ Google për shkak të limiteve të harduerit dhe programeve.

Një vendim ky zhgënjyes nga kompania kineze. Honor 8 është një smartphone që u lirua në vitin 2016 dhe ka qenë një nga smartphonet më të shitur të viteve të fundit. Ndër të tjera, kompania gjithashtu ka filluar testimin beta të firmware për versionin Pro të këtij terminali. Ne nuk presnim një gjë të tillë nga një nga prodhuesit më të rëndësishëm të telefonisë celulare në botë. Në internet shumë përdorues në forume që shprehin zhgënjimin e tyre.

Ka pajisje Android shumë më të vjetër se Honor 8 që mund të marrin përditësimin: njëra prej tyre duket të jetë ylli i fundit i rangut Samsung Galaxy S6.

Sipas një punonjësi të gjigandit korean, përditësimi i Android 8.0 Oreo do të mbërrijë në këtë terminal, dhe do të lëshohet në fund të shkurtit.

Kjo konfirmon thashethemet e mëparshme që, shoqëruar me screenshots e bisedave me asistencën e Samsung, kishin sugjeruar tashmë se Galaxy S6, ndryshe nga Honor 8, do të përditësohet në versionin e fundit.

Lajm i marrë nga: Twitter

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.