Huawei-honor-7x
Celulare Lajmet e fundit

Honor 7C, ja data e prezantimit 😍😍

Honor 7C do të dalë zyrtarisht më 12 mars, si smartphone i ri në nivilen e mesëm. Ndoshta do karakterizohet nga një dizajn i ekranit në raport 18:9 dhe një raport i cilësisë/çmime, në përputhje me modelet e mëparshme.

 3 Modele te reja nga Honor

Një nga reklamuesit e parë promovues të botuar në rrjet nxjerr në pah datën e nisjes dhe madhësinë e ekranit prej 5.99″. Kemi një referencë për mundësinë e strehimit të dy SIM dhe një microSD së bashku, dhe kamerën e pasme të dyfishtë.

Honor 7C- foto-prezantimi

Specifikimet e mbetura teknike ende duhet të qartësohen, por pjesërisht parashikohen nga një model i certifikuar tashmë nga subjekti kinez TENAA i cili duhet të korrespondojë me një nga variantet e Honor 7C.

Sipas dokumentacionit që u shfaq para disa javësh, brenda tij duhet të fshihet një procesor deri në 1.8 GHz, i shoqëruar me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Kamera e dyfishtë në anën e pasme do të përdorë një kombinim të sensorëve të barabartë me 13 + 2MP, ndërsa në pjesën e përparme do të ketë një sensor 8 MP. Bateria duhet më në fund të jetë me 2900mAh dhe sistemin operativ Android 8.0 Oreo

Për më shumë informacione na ndiqni në ditët në vijim! 🙂

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.