honor 10 gt nje
Celulare Lajmet e fundit

Honor 10 GT vjen me GPU Turbo per tu kurorezuar me i shpejti ne bote?

Pas lëshimit të teknologjisë GPU Turbo Huawei muajin e kaluar, kompania kineze Honor njoftoi se softueri për përmirësimin e performancës do të fillonte të shtrihej në një shumëllojshmëri të pajisjeve të kompanise gjatë verës. Nenmarka e Huawei, ka njoftuar prezantimin e nje varianti te ri te Honor 10 GT me teknologjine GPU Turbo Huawei.
 
Pajisja e re, e quajtur “Honor 10 GT”, sjell relativisht pak përmirësime mbi modelin origjinal dhe duket të jetë më shumë një strategji marketingu që synon terheqjen e lojëtareve te aplikacioneve “Games” me Honor. Sidoqoftë, pajisja ofron një përmirësim të madh te memories RAM deri ne 8GB.
 
honor 10 gt
 
Përveç RAM, gjithçka tjetër është identike. Ekrani prej 5.84” i kompletuar me një nivel të lartë është përsëri i pranishëm së bashku me procesorin Kirin 970 brenda. Gjithashtu, sa i përket konfigurimit të kamerës, do te kete një sensor kryesor 16 MP qe shoqërohet me një sensor dytesore 24 MP.
 
Ashtu si ne të gjithë smartfonët e pajisur me teknologjinë Turbo GPU, ata që blejnë Honor 10 GT mund të presin një rritje të performancës prej rreth 60% gjatë lojrave, edhe pse RAM shtesë duhet të ndihmojë në përmirësimin e rezultateve edhe më tej krahasuar me smartphone-in origjinal. Vlen të përmendet, megjithatë, që Honor 10 gjithashtu do të perditesohet në të ardhmen e afërt.
Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.