yanny
Lajmet e fundit

Historia e vërtetë e ‘yanny’ dhe ‘laurel’. Ja pse dëgjoni fjalë të ndryshme

Nëse për arsye të ndryshme nuk e keni dëgjuar ditët e fundit paradoksin më të madh që po bëhet virale në internet klikoni këtu për ta dëgjuar. Çfarë dëgjoni “Yanny” apo “Laurel”? Nëse keni dëgjuar përgjigjen e dytë, ju jeni teknikisht të saktë. Por për të mësuar më shumë ju ftojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm për të mësuar rreth historisë së vendit ku ka ardhur klip audio dhe si u bë virale duke nisur që nga personi që e regjistroi atë.

Ka disa shpjegime të pjesshme për mënyrën se si Yanny dhe Laurel u bënë versioni i vitit 2018 i “fustanit”, i cili në mënyrë të ngjashme goditi internetin tre vite më parë. Regjistrimi i tanishëm i zërit origjina e të cilit është nga faqja e internetit Vocabulary.com. Mendohet se kjo meme ka nisur në Reddit, ku përdoruesi RolandCamry e ka postuar atë në një forum për të diskutuar fenomene të pabesueshme natyrore. Më pas kjo Meme u postua në Twitter nga Cloe Feldman, një  YouTube-r me mbi 610,000 abonentë.

Por “Yanny dhe Laurel” nuk kanë filluar me të vërtetë në Reddit. Ashtu si çdo meme e mirë, ajo filloi me adoleshentët.

Më 11 maj, Katie Hetzel, një nxënëse në shkollën e mesme të Flowery Branch në Gjeorgji, po bënte detyrën e saj për lëndën e letërsisë botërore, ku “ Laurel ” ishte një nga fjalët e saj të detyrës. Ajo kontrolloi për fjalën në Vocabulary.com dhe luajti audion-n e fjalës ose tingëllimin e saj. Në vend të fjalës në Laurel ajo dëgjoi “yanny“.

“I pyeta shokët e mi në klasën time dhe të gjithë dëgjonim gjëra të ndryshme”, thotë Hetzel. Më pas ajo e ka postuar “audio clip” në Instagram Stories. Me pas një i student i vitit të tretë në të njëjtën shkollë, Fernando Castro, ripublikoi klipin në historinë e tij të Instagram si një sondazh. “Ajo regjistroi atë dhe e vuri në Instagram Stories të saj dhe unë e shkarkova dhe e ripostocva”, thotë Castro.

RolandCamry përdorues i Reddit dhe mik i Kastros, thotë se ai pastaj e mori videon nga Instagram i Kastros dhe e postoi në Reddit. “Unë fillimisht e pashë atë në një Instagram Stories,” thotë RolandCamry. “Nga atje e kam vënë në Reddit.”

Kjo shpjegon se si Laurel dhe Yanny u bënë virale. Por nga e erdhi në të vërtetë ky audio klip? Ndërsa shumë kanë spekuluar se është gjeneruar nga kompjuteri, leximi u regjistrua nga një këngëtare e operës në New York në dhjetor të vitit 2007.

“Është një histori e pabesueshme” – thotë Marc Tinkler bashkëthemelues i Vocabulary.com. Ai thotë se kur filloi Vocabulary.com ata donin të gjenin individë që kishin shqiptim të fortë dhe mund të lexonin fjalë të shkruara në alfabetin fonetik ndërkombëtar. Shumë këngëtarë opera dinë të lexojnë IPA, sepse ata duhet të këndojnë në gjuhë që nuk flasin.

“Ne punësuam një bandë këngëtarësh opera për të regjistruar 200,000 fjalë”, thotë Tinkler. Ai nuk donte të zbulonte emrin e shqiptuesit të fjalës. I njëjti person regjistroi më shumë se 36,000 fjalë për Vocabulary.com, sipas Tinkler. Ai shtoi se fjala e tij e preferuar e folur nga i njëjti person është “audacity” që përkthehet guxim.

Tinkler thotë se nuk e di saktësisht se pse njerëzit dëgjojnë gjëra të ndryshme kur dëgjojnë regjistrimin, por që mund të kenë të bëjnë me faktin se fjala thuhet pa ndonjë kontekst tjetër, që do të thotë se nuk është pjesë e një fjali të plotë

Ne punësuam një bandë këngëtarësh opera për të rregjistruar 200,000 fjalë, në thelb”. MARC TINKLER, VOCABULARY.COM

Fatmirësisht, shkencëtarët kanë një shpjegim përse njerëzit dëgjojnë gjëra të ndryshme kur dëgjojnë regjistrimin. Një numër akademikësh tentuan të shpjegonin fenomenin në Twitter. Ata thanë se klipi është një “figurë e paqartë”. Arsyeja që regjistrimi është kaq i kontestuar ka të ngjarë, sepse është e zhurmshme, pra ka shumë frekuenca të ndryshme të kapura. Ajo që dëgjon varet nga frekuencat që truri juaj kap.

Tingujt me frekuencë më të lartë në regjistrim i bëjnë njerëzit të dëgjojnë “Yanny”, ndërsa frekuencat më të ulëta u bëjnë të tjerëve të dëgjojnë “Laurel”. Çfarëdo fjale që dëgjoni mund të ketë të bëjë me moshën tuaj. Të rriturit shpesh fillojnë të humbasin dëgjimin e tyre brenda rrezes së frekuencës më të lartë, që do të thotë se është e mundur që më shumë të rinj të dëgjojnë “Yanny”.

Kjo shpjegon se nga ku ka ardhur me të vërtetë Laurel dhe Yanny , dhe pse njerëzit dëgjojnë fjalë të ndryshme kur dëgjojnë klipin. Dhe sa për dijeni fjala “Laurel” është tani fjala më e kërkuar në Vocabulary.com.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.