dy browser
App Guida Lajmet e fundit

#GUIDA: dy browser-at me te shpejte ne bote Android & iOS!


Notice: Undefined property: stdClass::$name in /home/cicinvia/public_html/ose.al/wp-content/plugins/wp-appbox/inc/getappinfo.class.php on line 971

Notice: Undefined property: stdClass::$url in /home/cicinvia/public_html/ose.al/wp-content/plugins/wp-appbox/inc/getappinfo.class.php on line 972

Nëse pyesim veten se cilat janë dy problemet kryesore që ngadalësojnë eksperiencën e përdoruesve në përdorimin e internetit me anë te smartfonë-ve, përgjigja është: interneti i ngadaltë dhe smartfoni i ngadaltë.

Ajo që shumë përdorues nuk dine, ose me saktë nuk marrin parasysh, është fakti që egzistojnë disa faktorë të tjerë që mund të përmirësojnë ndjeshem navigimin ne internet me anë te smartfone.

Faktori i tretë kryesorë ështe aplikacioni i tipit browser qe përdoret. Google Chrome dhe Safari tashmë janë shumë te ngarkuara dhe përditësohen vazhdimisht nga kompanitë mëmë të cilat mendojnë se të gjithë përdoruesit kanë në duar një super smartfon mbi 1000 dollarësh apo nje rrjet 4G+ super të shpejte. Jo vetëm kaq, por këto browser nuk bllokojnë publicitetet, adds, apo pop up-et e merzitshme që “të plasin buzën”.

Në ketë artikull do t’ju tregojmë se si të përmirësoni ndjeshëm kualitetin e navigimin në internet, pa publicitete dhe Add të kota, por duke rritur shpejtësine dhe mbrojtjen në menyrë të ndjeshme.

Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit te dy browser-ve numer një në botë aktualisht për Android dhe iOS:

KIWI BROWSER – Fast & Quite (Android) 

BRAVE BROWSER – Secure, Fast & Private (iOS)

Brave Browser: Fast AdBlocker
Brave Browser: Fast AdBlocker

Janë dy browser të bazuar ne konceptin Chromium (ashtu si dhe Google Chrome), por që janë në tërësi shumë më të mirë se Chrome. Këto browser egzistojnë respektivisht për Android dhe iOS, dhe kanë karakteristika të shkëlqyera nga të cilat shumica e përdoruesve do të jenë të kënaqur.

Dy nga karakteristikat më të rëndësishme  janë “Ad-Block” dhe kriptimi i të dhënave personale që mbrohen nga sulmi i “kripto-monedhave”. Ky është një aspekt që do të duhet të fillojmë të thellojmë në artikujt e ardhshëm. Të ashtuquajturat “minierat e kripto-monedhave” në pajisjet Android. Për momentin mjafton ti përgjigjemi pyetjes, përse dikush do të përpiqej të sulmojë me kripto-monedhat të dhënat e një telefoni?

Shumë e thjeshtë, këto sulme mundësojne vjedhjen e të dhënave personale dhe kërcënimin përkundrejt pronarit se ketë të dhëna do të publikohen nëse nuk bëhet një pagesë në kripto-monedhë.

Këto browser kanë për qëllim të bllokojë tërësisht këto veprime. Por kjo nuk është edhe arsyeja më bindëse për të përdorur browser-in Kiwi dhe Brave. Ka një numër karakteristikash të tjera për të cilat gjithashtu do të jeni të lumtur që po i përdorni. Ato do janë të domosdoshme për te përmirësuar ndjeshem aspektin e navigimit në internet, si për shembull: 

• Bllokues pop-up

• Pranimi automatik i GDPR (rregullave të privacy)

• Bllokues njoftimesh

• YouTube punon në sfond!

• Ruajtja e historikut të Vimeo-s

• Karakteristikat më të fundit të Chrome Canary

• Bllokues i publiciteteve Add

• Bllokues i minierave të kripto-monedhave.

• Modaliteti i natës (Modaliteti i errët)

• Stop opsionit AMP

• Ruajtja e ekranit dhe navigimit në modalitetin e fshehtë

• Fshirja e historisë pas 30 ditësh përdorim

Shkarkoni Kiwi browser dhe Brave browser respektivisht ne Google Play dhe App Store. Na besoni, do të mbeteni super të kënaqur nga këto dy browser!

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.