kryptovaluta
Lajmet e fundit

Mëso për Bitcoin dhe Blockchain 🇦🇱

 


Dje më datë 21 Mars 2018 në Universitetin Epoka përfaqësues nga
Blockchain Western Balkans organizuan një takim me studentët për të biseduar dhe diskutuar rreth temës më të nxehtë të momentit, monedhës virtuale Bitcoin. Ky ishte një Workshop për të gjithë pjesëmarrësit që kanë dëgjuar për Bitcoin e Blockchain por nuk dinin detajet e se si realisht funksion kjo teknologji.

kryptovaluta

 

Takimi konsitonte në tre pika :

1-      Hyrje në Bitcoin

2-      Nga Bitcoin drejt Blockchain  

3-      Aplikimi i Blockchain në situata aktuale

Më poshtë gjendet në mënyrë të detajuar një shpjegim për Bitcoin dhe Blockchain për të cilat u fol sot në konferencën e mbajtur nga z.Klajdi Turlla.

Bitcoin dhe Blockchain

Për të kuptuar se çfarë është Bitcoin dhe Blockchain si fillim duhet të bëjmë të qartë se cfarë është cryptocurrency ose në shqip kriptovaluta. Sic mund të shihet dhe nga emri kriptovaluta është një valutë. Me valutë kuptojmë çdo para e cila qarkullon në një vend për të blerë një shërbim, produkt apo diçka tjetër. Por kriptovaluta nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me valutën ekonomike të sistemit financiar që përdoret në shtetet e ndryshme të botës. Ndryshimi ndërmjet valutës klasike apo valutës së sotme nga kriptovaluta është kontrollimi apo centralizimi i saj. Valuta e përdorur në përditshmërinë është një valutë e centralizuar dhe e kontrolluar nga shteti dhe specifikisht nga Banka Qëndrore, ndërsa kriptovaluta është e decentralizuar dhe asnjë autoritet qëndror nuk ka kontroll të plotë mbi të. Vlera e kriptovalutës varet nga kërkesa dhe oferta për blerjen e saj si dhe nga nivelli përdorimit.

Për cdo transaksion (blerje , shitje , trasferim) të valutës klasike ekziston një “administrator” apo autoritet qëndror siç jane bankat, të cilat kontrollojnë këto veprime dhe vendosin nëse transaksioni është i vlefshëm apo nëse duhet bllokuar. Gjithashtu institucione si bankat qëndrore kontrollojnë plotësisht sasinë e valutës në qarkullim. Me valutën e centralizuar ekzistojnë dy probleme të mëdha. Kontrollimi nga institucione me fuqi të plotë dhe vështirësia në transferimin e valutës në shtete të ndryshme.

kryptovaluta

 

Kriptovalutat

Nga ana tjetër, siç u përmend më lart dallimi kryesor është se kriptovalutat janë valuta të decentralizuara. Në botë ekzistojnë shumë lloje kriptovalutash duke numëruar më tepër se 1000 lloje të ndryshme që aktualisht janë në treg. Kriptovaluta e parë e pakontrolluar apo e decentralizuar është Bitcoin. Nuk ka të dhëna nëse “krijuesi” është një person apo një grup njerëzish por atributet i merr Satoshi Nakatomo. Fillimisht kjo lloj valute ka nisur si një sistem elektronik të parave të bazuara në teknologjinë Peer-to-Peer siç është bitTorrent për filesharing. Qëllimi i këtij sistemi elektronik ishte që të eliminohen problemet që shfaqen tek valutat e centralizuara.

Funksionimi i këtyre valutave të shpërndara bazohet në një protokoll që njihet si Blockchain ose në shqip Zinxhir Blloqesh. Aktualisht Blockchain më shumë mund të jetë si një network i gjerë sesa një bazë të dhënash. Në Blockchain mbahen të dhënat mbi transaksionet dixhitale. Mënyra sesi organizohen këto transaksione është lidhja e tyre me Hashe. Hashet shërbejnë për lidhjen e të dhënave statike me ato të mëdha. Pra krijohet një sistem blloqesh të cilat njohin dhe identifikojnë bllokun paraprak duke krijuar një zinxhir të blloqeve nga ku del edhe domethënia e termit Blockchain.

Duke qenë se kjo teknologji është shumë e sigurtë dhe e pavarur ajo është “përqafuar” nga shtete shumë të zhvilluara. Për shembull në SHBA ka një numër të madh të përdoruesve të kriptovalutave. Një nga vendet të cilat e kanë mirëpritur këtë teknologji janë edhe vendet Europiane si DanimarkaEstonia dhe HollandaDanimarka është duke kaluar komplet në pagesa dixhitale ndërsa në Estoni ka një qasje më të gjerë. Blokchaini në vendin nordik po përdoret në shëndetësisisteme bankare dhe gjithashtu ne qeveri. Në Holandë ekziston një qytet i quajtu Arnhem ku mund të jetosh pa problem vetëm me Bitcoins duke përfshirë këtu blerjen e cdo gjëje duke filluar nga ushqimet deri tek akomodimi.

kryptovaluta

 

Shqipëria: Bitcoin dhe Blockchain

Sic u përmend edhe nga z.Turlla Banka e Shqipërisë është në dijeni të përdorimit të kriptovalutës në Shqipëri dhe në shumë vende më të zhvilluara se Shqipëria dhe përfshirja e saj ka qenë vetëm në masa paralajmëruese mbi rreziqet e përdorimit të këtyre monedha si metoda investimi. Ndoshta sistemi financiar shqiptar nuk është akoma gati për të futur një valutë të re në qarkullim. Klajdi gjithashtu na përmend se ka një interesim të gjerë në Shqipëri mbi teknologjinë Blockchain dhe kripomonedhat, dhe se është pozitive fakti që njerëzit duan të mësojnë më tepër duke u larguar nga aspektet spekulative të teknologjisë. Kjo vihet re dhe nga pjesëmarrja e gjerë në takimet e Blokchain Western Balkans që tashmë numëron pothuaj 500 anëtarë.

Shteti shqiptar duhet të mendojë dhe të “përqafohet” sa më parë me këtë teknologji që pse jo dhe Shqipëria sado vend i vogël që është të ecë me ritmet e shteteve të mëdha përsa i përket kriptovalutës duke qenë se kjo teknologji është e ardhmja dhe nuk ka të ndalur.

Për të marrë pjesë në takimet që komuniteti Blockchain Western Balkan organizon dhe për t’u inforomuar më shumë rreth kësaj teme mund ti ndiqni ato në Meetup duke klikuar këtu.

Ne si staf i Shtëpisë së Teknologjisë falenderojmë z.Klajdi Turlla për takimin e organizuar dhe për informacioninet e ndarë me ne dhe gjithashtu edhe presidenten e Inovators Club të universitetit znjsh. Kei Hysi që bën të mundur realizimin e konferencave të tilla.

Artikull i shkruar nga Klevis Xhyra © ose.al

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.