Lajmet e fundit PC

Google Pixelbook: zbulohen me ne fund karakteristikat 😍😍

Nëse na keni ndjekur e dini shumë mirë se jemi vetëm pak orë larg ngjarjes të madhe për shtyp te Google-it. Do prezantohet patjetër Pixel 2 dhe Pixel 2 XL. Telefonat nuk janë pajisjet e vetme te pritshme për t’u zbuluar. Përveç këtyre, presim të zbulohen edhe Google Home Mini dhe Google Pixelbook.

Ndërsa lajmet e javëve të kaluar vunë në dukje disa gjëra mbi Google Pixelbook, një lajm i freskët i nxjerrë nga dyqani Synnex ka zbuluar konfigurimin e plotë 😎😎😎.

google pixelbook-foto-render

Presim një ekran 12.3-inch; një reduktim i moderuar nga versioni 12.85″ nga versioni i mëparshëm. Rizolucioni në këtë moment nuk është i njohur, por duhet të jetë më e ulët se 2,560 × 1,700 të dy Chromebook e fundit.

U konfirmua më tej se do kemi tre versione me 128, 256 dhe 512GB memori me procesor Core i5. Nuk përmendet nëse do të ketë dallime në lidhje me RAM-in  si dhe shpejtësinë e procesorit.

Google Pixelbook pritet të zbulohet së bashku me Pixel 2 dhe Pixel 2 XL dhe është përfolur të vijë me $1,199 – $1,749.

Ky çmim është jashtëzakonisht shumë i lartë dhe nuk këshillojmë blerjen e këtij laptop. Google nëse konfirmon këto shifra do ta ketë shumë të vështirë të arrij shitjet e Apple ose Xiaomi.

ose.al | Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.