Në sitin e famshëm të internetit, GFX Bench, shfaqet në orët e fundit celulari i ri i Google. Sipas portalit ai është Pixel XL 2.
Sipas informacioneve të fundit Google Pixel XL 2 duhet të jetë i pajisur me procesorin e fundit Qualcomm Snapdragon 835 @2,35GHz. GPU duhet të jetë Adreno 540 me 4GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.
Në kontrast me versionin aktual të pajisur me një ekran 5,5″ QHD , Pixel 2 XL përmban një ekran 5,6″ me rezolucion 2560×1312 (e njëjta me Essential Phone PH-1). Më poshtë detajet kryesore të celularit:
Sa i përket sektorit multimedial, më në fund, Pixel 2XL do të jetë i pajisur me një kamerë 12MP të pasme dhe një 8MP para. Të dyja janë të aftë për video incizim deri në 4K. Nuk është ende e qartë nëse Pixel 2 do të ketë një modul me kamera të dyfishtë pasme. Mendohet prania e Android 7.1.1 Nougat, GPS, NFC dhe Bluetooth 5.0. Dalja në treg besohet të jetë në Tetor.