ZYRTARE – Ja data e prezantimit të Google Pixel 3 e Pixel 3 XL

0
101
views
pixel 3

Google konfirmon të gjitha thashethemet e muajit gusht për prezantimin e celularëve të ardhshëm Pixel 3 dhe Pixel 3 XL. Telefoni i ri do të njoftohet zyrtarisht të martën, më 9 tetor gjatë një eventi të organizuar në New York, një qytet i zgjedhur tashmë edhe në të kaluarën nga gjiganti i Mountain View për fushatat e tjera.

ftesa google pixel 3

[artikull i shkruar më 7 gusht]

Google Pixel 2 dhe Pixel 2 XL kanë më pak se një vit qe janë lancuar, por tashmë po dëgjojmë shumë për pasuesit e tyre, Pixel 3 dhe Pixel 3 XL që po vijnë. Ndërsa i afrohemi Tetorit, që është muaji që ne presim që Google të lançojë telefonat e saj më të rinj, thashethemet dhe leaks kane filluar. Më poshtë do të gjeni gjithçka që dimë për Pixelin e Google 3.

DATA E LANCIMIT

Tetori ka qenë tradicionalisht muaji i Google për lancimin e pajisjeve, dhe duket se këtë vit nuk do të ketë ndryshime falë një datë të zbuluar që është me të vërtetë qesharake – dhe  – vjen direkt nga vetë Google.

I spikatur nga Brandon Lee ne kanalit e tij ne YouTube “This Is Tech Today”, Google me sa duket ka postuar një reklamë në Famebit duke kërkuar krijuesit kanadezë të reklamave të merren me lancimin e Pixel 3. Por nëse I kërkon një kompanie për të bërë dicka duhet ti japesh dhe nje date – e cila është pikërisht ajo që bëri Google: 4 tetor.

Kjo na ben te mendojme se Pixel-at e rinj do te lancohen më 4 Tetor por gjithcka mbetet per tu pare.

pixel 3Ndërkohë që nuk presim që Google të largohet shumë larg nga ajo që e bën me Pixelin XL, ne presim të shohim disa ndryshime në dizajn me Pixel 3.pixel 3

 

Shumica e informacionit që kemi parë deri më tani fokusohet në Pixel 3 XL. Pajisja e ardhshme duket të ketë disa ngjashmëri me paraardhësin e saj, por ka shumë tweaks të projektimit që e bëjnë atë më tërheqës. Google duket se ka minimizuar bezels – skajet rreth ekranit – dhe leaks tregojnë një nivel minimizimi me ate të iPhone X.

 

 

Kush po e prodhon GOOGLE PIXEL 3?

Përveç një ridizenjimi radikal për të paktën një Pixel ardhshëm, duket sikur Google mund të punojë me një partner të ri prodhimi në telefonët e ardhshëm. Sipas Bloomberg, Google mund të bashkohet me Foxconn për prodhimin e flamujve të ardhshëm. Nëse ky emër duket i njohur, mund të jetë sepse është e njëjta kompani që prodhon pajisje iPhone.

pixel 3

Si mendoni a do të mundë Google që me telefonat e ardhshëm të rivalizojë Apple apo Samsung. Ju ftojme të komentoni më poshtë.

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20