GOOGLE AMP interneti me i shpejte
Lajmet e fundit

GOOGLE AMP interneti me i shpejte: projekti i mrekullueshem i Google!

Platforma AMP e zhvilluar nga Google premton te perputhet ne menyre te perkryer me faqet web dhe pajisjet “mobile“, perfshi edhe mail-et interaktive. Objektivi Google AMP interneti me i shpejte, dhe navigimi fluid. Megjithate, çfare eshte AMP dhe çfare lloj problemesh mund te shkaktoje kjo platforme?

Kohet e fundit Google njoftoi se deshiron te integroje projektin e saj te quajtur AMP edhe ne Gmail. Kjo premton te ndryshoje pergjithmone menyren e nderveprimit me mesazhet ne llogarite tona te postes elektronike. E-mailet aktuale nuk jane shume interaktive. Nese duam te “nderveprojme”, qofte te pergjigjemi ne nje ftese ose te blesh nje produkt, duhet te klikojme ne nje link qe te çon ne nje faqe interneti te caktuar ose diçka te ngjashme.

Me AMP, do te mund te nderveprojme me permbajtjen e postes elektronike pa lene aplikacionin e saj. Mund te shfletojme permes reklamave, te regjistrohemi per nje event ose te plotesoni formularet ne nje lloj mini browseri. Google vete i referohet funksionit kryesor te AMP si “e-mail dinamik“. Sipas gjigantit elektronik kalifornian, teknologjia e re AMP do te beje e-mail jo vetem me interaktive, por edhe me te pershtatshem, te shpejte dhe te sigurte.

Ofruesit e sherbimeve e-mail si GMail, Yahoo Mail ose Outlook kane njoftuar tashme mbeshtetjen e tyre teknologjike per platformen AMP dhe kompanite si Booking.com, Despegar, Doodle, Ecwid, Freshworks, Nexxt, OYO Rooms, Pinterest dhe redBus do te jene ne gjendje te dergojne mesazhe ne kete format.

GOOGLE AMP interneti me i shpejte, si funksionon kjo teknologji ?

AMP fjale per fjale do te thote Mobile Accelerated Pages. Eshte nje kornize qe lejon zhvilluesit te krijojne faqet e internetit te optimizuara per pajisjet mobile siç jane smartfone ose tableta. Kjo duhet t’i lejoje perdoruesit te shfletojne me shpejt dhe me fluid.

Nga kendveshtrimi i zhvilluesve, AMP perbehet nga tre komponente:

Pjesa e pare qe perpilon faqet AMP eshte HTML AMP, nje shtrirje e gjuhes HTML qe perdoret per krijimin e faqeve te internetit, qe ka disa kufizime per te siguruar performance me te mire.

AMP JS eshte nje biblioteke Javascript qe zbaton zgjerimet e lartpermendura dhe garanton ngarkimin e shpejte te faqeve te internetit, shkarkimin asinkronik te te dhenave dhe perdorimin e kufizuar te burimeve te jashtme. Kodi JavaScript i vete-zhvilluar nuk mund te perdoret perveçse per nje grup shkrimesh nga projekti AMP.

Si te perditesoj me shpejt celularin Android ? Lexo me shume!

 

GOOGLE AMP interneti me i shpejte
GOOGLE AMP interneti me i shpejte

Komponenti i trete eshte AMP Cache, infrastruktura e Google per shperndarjen e permbajtjeve te shkruara ne AMP. Google perdor serveret e saj per te shpejtuar shkarkimet, per te vertetuar kodin e faqes dhe per te maksimizuar efikasitetin. Kur perdoruesi viziton nje faqe AMP, Google kontrollon se pari nese ka versione te saj ne cache AMP ne nje server prane perdoruesit. Ne kete rast, Google ofron kete version dhe shpejton shkarkimin.

Google ofron dokumentacion te plote ne faqen e internetit te projektit AMP, keshtu qe zhvilluesit mund te krijojne faqet e tyre duke perdorur kete teknologji.

Cilat jane perfitimet per perdoruesit nga perdorimi i teknologjise AMP?

Ne thelb, perparesia e madhe eshte shpejtesia e navigimit ne internet. Avantazhet e AMP nuk jane te dukshme per perdoruesit, por jane shume te ndjeshme ne perdorimin e perditshem. Faqet e AMP mund te njihen nga ikona e rrufese (⚡) ne Google. URL-ja ne vetvete permban shtimin “amp” ose “cdn.ampproject.org“.

Dallimi i perdorimit te teknologjise AMP eshte i mrekullueshem: faqja e internetit ngarkohet plotesisht brenda sa hap e mbyll syte. Dhe kjo pa ngarkimin e pjeseve te ndryshme cope-cope, siç ndodh ndonjehere kur shfleton internetin. Sistemi “Pre-Cache“, i cili shkarkon imazhe dhe faqe para qasjes, e ben permbajtjen te shfaqet ne te qindat e sekondit.

PLAY STATION 5: lajmet e para zyrtare. Lexo me shume!

Edhe pse AMP ka perparesi te dukshme, teknologjia ka anet e saj kritike. Arsyeja kryesore eshte se Google kontrollon si kuadrin ashtu edhe serverat e teknologjise. Nese teknologjia AMP behet edhe me e perhapur, Google mund te kontrolloje shumicen e internetit mobile.

Perveç kesaj, Google i jep perparesi permbajtjes AMP ne rezultatet e kerkimit ne krahasim me rezultatet e tjera qe nuk e perdorin ate, dhe kjo mund te kete nje ndikim negativ ne faqet e internetit qe perdorin teknologji te tjera, te tilla si artikujt informative te gazetave dhe revistave te ndryshme.

Shqetesimet u rriten kur Google njoftoi ne mars te vitit te kaluar se do te bindte Web Standards Committee (W3C) qe te perdorin teknologjine AMP te bazuar si pjese e nje standardi te ri. Keshtu jo vetem perparesite e platformes AMP, por edhe ndikimi i Google, mund te shtrihen akmoa me shume ne te gjithe rrjetin.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.