undo send
Lajmet e fundit

Gmail vjen per perdoruesit e Android me funksionin e “UNDO SEND”

Funksionimi i “UNDO SEND” te Gmail-it arrin me ne fund dhe per perdoruesit e Android !

 

Google eshte me ne fund ne perfundimin e karakteristikave te Gmail-it, te cilat ishin ne fillim vetem ne Web. Nje nga karakteristikat me te medha qe mberriti ne vitin 2015, pas shume vitesh  testim, ishte Undo Send – aftesia per te kthyer mbrapsh nje email pasi ju e keni derguar ate. Ky update ishte nje mireseardhje e re per ata qe arriten te dergonin mesazhe te gabuara, dhe me pare nuk kishin asnje menyre per ta kthyer mbrapsh ate mesazh. Ne nentor 2016, ai u be i disponueshem per perdoruesit e iOS, dhe tani me ne fund, ai mberriti dhe ne Gmail per Android.

 

Ky update u vezhgua per here te pare nga Android Police, dhe duket se ka ardhur me versionin 8.7 per perdoruesit e Android. Funksionon ne nje menyre te ngjashme si variantet e saj te desktopit, por nuk ka nje kohe te caktuar per anulim, ose ta caktivizoni. Pasi te dergoni nje mesazh, nje snackbar ne pjesen e poshtme ju tregon mesazhin “sending” me opsionin per ta anuluar ate derisa po dergohet. Sapo te dergohet, Gmail pastaj e tregon mesazhin “sent” me nje opsion te ri per ta bere “undo” ate gjithashtu(pra per ta prishur mesazhin e derguar). Kjo po shfaqet per te gjithe perdoruesit ne versionin 8.7 te Gmail dhe nese nuk e shihni kete update te ri, drejtohuni ne Play Store dhe shikoni nese ka nje perditesim ne pritje.

 

undo send

Sic u permend dhe me pare, “Undo Send” ishte ne Gmail Labs per shume vite qe ne periudhen kur u prezantua ne mars 2009. Me ne fund arriti ne Web ne 2015 dhe tashme ka bere rrugen e saj per Android . Nje tjeter vecori qe Gmail sapo prezantoi ne celular ishte Confidential Mode, i cili ne thelb i lejon perdoruesit te dergoje e-mail tek te tjeret qe do te “veteshkaterrohen” pas nje kohe.

 

 

A mendoni dhe ju se Gmail tashme do na largoje nje pjese te stresit kur dergojme emaile te gabuara? Ju ftojme te shprehni mendimin tuaj !

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.