GFXBench One Plus 5-celulari-dy-fotokamera-ekrani
Celulare Lajmet e fundit

Disa karakteristika te OnePlus 5 zbulohen nga GFXBench

Karakteristikat e OnePlus 5 u shfaqen per here te pare ne faqen GFXBench. Kjo e fundit eshte faqja e mirenjohur per klasifikimin e smartphoneve. Kategorizimi i OnePlus 5 tenton te paraqese nje pjese te skedes teknike perpara eventit te shumepritur te prezantimit te ketij celulari ne 20 Qershor.

Sipas GFXBench OnePlus 5 do te kete nje ekran 5.5” me rezolucion 1080 x 1920. Procesori do te jete nje SnapDragon 835 Qualcomm chipset me nje berthame “Octa Core CPU” me frekuence 2.4 GHz, i vene ne jete nga nje Adreno 540. Memoria RAM pritet te jete prej 8GB, ndersa memoria disk prej 128GB. Pritet qe kamera kryesore dhe ajo “selfie” pritet te jene 16 MP, me nje sensor “dual kamera” persa i perket asaj kryesore. Njeri nga sensoret mund te jete dhe 20 MP ndersa tjetri 16 MP ne monochrome. Pra qe do te kape foto bardhe e zi per te rritur shume kualitetin.

Sistemi operativ do te bazohet ne nje Android 7.1.1 i personalizuar Oxygen OS nga kompania kineze. Pritet qe pas prezantimit ne 20 Qershor, celulari te hidhet menjehere ne treg ne dy shtete (nje nder te cilet do te jete India) ne 22 Qershor.

Permbledhje e klasifikimit GFXBench OnePlus 5:

GFXBench OnePlus 5

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.