[Gamescom 2018] Samsung CJG5, monitori i harkuar perfekt për lojëra 😍😍

0
93
views
Samsung CHG90 at Gamescom

KOLONJË, Gjermani – Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi përpara publikut monitorin e tij të ri të harkuar për lojëra Samsung CJG5 në Gamescom 2018. Në këtë ekspozitë, Samsung prezantoi linjën e tij të avancuar të monitorëve për lojëra të pajisur me një hapësirë që ju fal një përvojë të monitorit CHG90 super ultra të gjerë, me temën “Më shumë pamje. Fito lojën.” Gamescom, e cila u zhvillua në Kolonjë të Gjermanisë, është një nga ekspozitat më të mëdha në botë për tregtimin e lojërave, ku vetëm vitin e kaluar morën pjesë mbi 350 mijë vizitorë nga më shumë se 50 vende të botës.

Samsung zgjeron më tej linjën e monitorëve për lojëra me prezantimin e monitorit të harkuar për lojëra me një çmim tejet të përballueshëm, me rezolucion WQHD dhe me kapacitet 144Hz të ndryshimit të imazhit

Detajet kryesore

Monitorët e rinj Samsung CJG5 32 inç (C32JG5) dhe 27 inç (C27JG5) të prodhuar së fundmi, janë pajisur me elementët kyç të teknologjive të lojërave, si për shembull rezolucion i lartë WQHD, ekran i harkuar, kapacitet 144Hz për ndryshimin e imazhit dhe kontrast i lartë. Tashmë e disponueshme në të gjithë globin duke filluar nga tremujori i tretë i 2018, monitori i ri CJG5 me ekran më të hollë dhe optimal për lojëra mundëson një përvojë të qetë dhe pushtuese gjatë lojës, me një çmim të arsyeshëm dhe të përballueshëm dhe me mbështetjen e plotë të ekspertizës së teknologjisë së Samsung.

Samsung CJG5 (1)

“Të gjendur përpara një kërkese dita ditës në rritje për monitorë për lojëra, përpjekjet tona u përqëndruan që tu ofrojmë përdoruesve monitorë për lojëra me çmime konkurruese që çdokush të mund të përfitojë nga teknologjia premium,” u shpreh Seog-gi Kim, Zëvendës President Ekzekutiv i Departamentit të Ekraneve Vizuale në Samsung Electronics. “Falë ekspertizës teknologjike që kemi akumuluar ndër vite, fokusi ynë mbetet të përshpejtojmë integrimin e elementeve të lojërave, si për shembull 144Hzdhe rezolucionin e lartë WQHD, gjë që do të përqafohet me entuziazëm nga tregu i gjerë.”

Performanca e Samsung CJG5

Performanca e monitorit Samsung CJG5 është me rezolucion WQHD (2,560 x 1,440), çka do të thotë katër herë më i lartë se rezolucioni HD, duke ju ofruar imazhe precize dhe reale ku ngjyra e zezë është më e thellë, e bardha më me shumë dritë, me ngjyra kumbuese dhe kontrast të lartë 3000:1. I shoqëruar me panelin e harkuar VA dhe një dizajn me ekran më të hollë në të tre anët, monitori CJG5 është pikërisht ai element plotësues hipnotik i ambienteve tuaja që ju fal përvojën më tërheqëse të lojërave dhe që minimizon lodhjen e syve. Jo vetëm kaq, harkimi 1800R minimizon lodhjen e syve duke reduktuar çdo ndryshim në distancën kryesore të përdoruesit. Duke imituar në mënyrë të detajuar imazhet e jetës reale, monitori CJG5 u vjen në ndihmë të gjithë atyre përdoruesve të cilëve u humbet shpejt përqendrimi ndërkohë që luajnë lojëra, madje edhe në periudha të zgjatura.

OSD

Kapaciteti 144Hz për ndryshimin e imazhit mundëson shfaqjen e grafikëve tejet reaktiv dhe imazheve pa intervale kohe, çka e bën përvojën e lojës suaj edhe më të pasur. Modalitetet e lojërave dhe modaliteti kinema rregullojnë në mënyrë automatike nivelin gama të ngjyrës së zezë, kontrastin, mprehtësinë dhe ngjyrat për çdo gjini të lojërave dhe filmave. Po ashtu, përdoruesit mund të verifikojnë në çdo moment dhe të kontrollojnë me lehtësi konfigurimet kryesore gjatë lojës, duke përdorur menunë e panelit në ekran “On Screen Dispay” (OSD) të dedikuar vetëm për lojërat, me stilin e lojërave IU.

Samsung CJG5 (4)

“Jemi shumë entuziast për këtë partneritet me Samsung, i cili na ofroi mbështetje maksimale për lojën Daker 18 në Gamescom 2018,” u shpreh Paulo J. Gomes, Drejtor dhe Producent i Studiove Bigmoon nga Deep Silver. “Monitori më i madh në botë QLED për lojëra, CHG90 me ekran 49 inç super ultra të gjerë, na mundësoi shfaqjen e bukurisë së botës reale në Dakar 18, bazuar në peisazhet aktuale të Perusë, Bolivisë dhe Argjentinës, me cilësi fantastike të figurës.”

Për më shumë informacion për monitorin Samsung CJG5 WQHD, ju lutemi vizitoni faqen news.samsung.com, dhe për më shumë informacion rreth pranisë së Samsung në Gamescom, ju lutemi klikoni këtu.

Copyright: Iceberg Communication

Skeda teknike e Samsung CJG5:

Modeli

CJG5

Përmasat

27”, 32”

Dizajni

Ekran i harkuar

Ngjyra

Gri argjendi e errët

Rezolucioni

2,560 x 1,440

Proporcioni

16:09

Harkimi

1,800R

Lloji i Panelit

VA i harkuar

Ndriçimi (Lloji)

300 cd/m2

Këndi i Shikimit

178o(H)/ 178o(V)

Kapaciteti i Ndryshimit të Imazhit

144Hz

Kontrasti (Lloji)

3,000 :1

Koha e Reagimit

4ms (GTG)

Sinjali në Hyrje

2x HDMI (1x 2.0, 1x 1.4), 1x DP 1.2, Kufje

 

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20