galaxy x samsung
Lajmet e fundit

GALAXY X të tjera detaje online pas MWC në Barcelonë

[Përditësim i 26/02/2018]

Galaxy X mund të jetë një nga revolucionet më të rëndësishme të tregut të smartphone. një pajisje me ekran të përthyeshëm me karakteristika unike dhe që kurrë nuk është përdorur më parë në sektorin e konsumit.

Gjatë prezantimit të Galaxy S9  dhe S9 Plus, i cili u zhvillua dje në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, CEO i Samsung Mobile, DJ Koh, dha një intervistë për kolegët CNET. Ata siguruan disa informacione të rëndësishme për të ardhmen e Galaxy X. Terminali nuk do të jetë një mashtrim, por një produkt i plotë dhe funksional në gjendje të garantojë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit.

galaxy x-foto-samsung

 Duhet të jem plotësisht i sigurt se mund të ofroj përvojën më të mirë të përdoruesit kur nisim një kategori produktesh të re.

Për këtë arsye, Koh nuk pranoi të bëjë ndonjë informacion të caktuar në periudhë të mundshme të prodhimit të smartphone inovative, me përjashtim të thuhet se Galaxy X do të shfaqet kur është koha e duhur.

[Artikull i shkruar më 10/10/2017]

Deri pak kohe me pare mendohej si diçka e paaritshme. Por tashme duhet ta dime qe nuk ka te paaritshme per Samsung. Lajmet per nje teknologji qe mundeson palosjen e ekraneve te smartphone ka kohe qe rikthehet ne vemendjen e publikut te apasionuar pas teknologjise. Aq me teper i ashtuquajturi projekti Galaxy X Samsung, i cili mendohej se bazohej mbi kete teknolgji. Por gjithçka dukej si gojedhene ose legjende. Presidenti i Samsung, mister Ko Dong-jin deklaroi pak jave me pare se kompania e tij po planifikon lançimin e nje smartphoni te perthyeshem ne vitin 2018. Lajmi u konfirmua dhe ne ditet e fundit nga fakti qe Samsung patentoi nje ekran qe mund te perthyhet deri ne granden 1.0R. Praktikisht perthyerja ne kete grade do te thote palosje totale ashtu si nje flete leter.

Foto koncept Galaxy X Samsung:

galaxy x samsung Opinioni i teknikeve dhe inxheniereve deri tani eshte qe Samsung do te perdore materiale plastifikuese per te mundesuar kete palosje te ekranit. Por gjithesesi nuk ka nje teori shkencore te percaktuar, e cila eshte natyrisht vetem ne mendjen e super-inxheniereve te Samsung. Por kujdes, Galaxy X Samsung kerkon ta prezantoje ne vitin 2018 per ti paraprire konkurences se Apple dhe LG. Dy superkompanite rivale gjithashtu kane aktivizuar burimet e tyre ekonomike dhe njerezore per arritjen e nje ekrani te perthyeshem. Ne aspektin e rivalitetit ne fakt duhet thene qe informacionet jo zyrtare nga LG flasin per patentimin e nje teknologjie qe mundeson perthyrje ne grade 2.5R😵😵. Pra 2.5 here me te larte se teknologjia qe patentoi Samsung. Mezi presim te shohim se si do te zhvillohet kjo “lufte” mbi ekranin e perthyeshem😍😍 LEXO EDHE: Samsung prodhon ekranin e perthyeshem.  

copyright©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.