samsung-Galaxy S7 Edge-breaking-records
Celulare Lajmet e fundit

💣[ZYRTARE] Samsung Galaxy S7 me Android Oreo + S7 Edge 😍

Android Oreo është ëndrra e shumë përdoruesve të smartfonëve dhe lajmet e ardhjes së saj zakonisht janë të mira. Më herët  kemi raportuar se Samsung është duke punuar në përditësimin Oreo për Galaxy A8 (2018), tani kemi konfirmim se Samsung Galaxy S7 me Android Oreo + Galaxy S7 Edge është gati në Mbretërinë e Bashkuar. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion se kur përditësimet do të dalin në rajone të tjera, por nuk duhet të zgjasin shumë.

Galaxy S7 me Android Oreo

galaxy s7 edge me android oreo

Përditësimi i Oreo që po lëshohet vjen me versionin e firmuerit G930FXXU2ERD5 dhe G935FXXU2ERD5 për Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge respektivisht dhe ky perditesim përfshin gjithashtu patchin e prillit.

Përveç kësaj, përditësimi vjen me të gjitha përfitimet e Android Oreo si dhe Samsung Experience 9.0.

Megjithëse ky përditësim po vjen OTA, përdoruesit kurioz munden gjithashtu të provojnë ta shkarkojnë atë nëpërmjet cilësimeve – perditesimin e sistemit.

galaxy s7 me android oreo-zyrtare

Së fundmi, përditësimi është pak më i madh se 1.2GB, kështu që përdoruesit duhet të sigurojnë që ata të kenë hapësirë ​​të mjaftueshme për këtë shkarkim. Është e këshillueshme për ta bërë këtë me WiFi.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.