infinity-o
Celulare Lajmet e fundit

#GALAXY S10: do te kete nje version “te lire” me Infinity-O ?

Samsung Galaxy S10 do të hidhet në treg në variante të ndryshme. Ato duhet të jenë tre, zbulohet nga “SamMobile” – zbulim që u përkrah më vonë nga certifikimi i modeleve SM-G9700, SM-SM-G9730 dhe G9750 në Kinë.

Megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim për këtë informacion, tre versionet do të ndryshojnë vetëm për madhësinë e ekranit (6.44 “të MS-G975, 5.8”, në dy të tjera), për sensorët fotografik (single camera për SM-G970 , dual camera për SM-G973 dhe triple camera për G9750) dhe, ndoshta, për ekranin e përzgjedhur.

Siç eshte pare ne Samsung Developer Conference, në fakt, kompania e Koresë së Jugut është duke zhvilluar disa alternativa për Infinity Display-in e saj, duke siguruar “notch” në formën e U dhe V, një vrimë në panelin Infinity-O dhe një panel ekrani që zë gjithë pjesën e përparme të smartphone (New Infinity).

infinity-oLe të përqëndrohemi tani në versionin “Lite” të gamës S10 siç raportohet nga mister Ben Geskin, mund të jemi përpara prezantimit të pajisjes së parë Samsung vjen me ekran Infinity-O, duke demonstruar interesin e prodhuesit aziatik për të implementuar teknologji të avancuara edhe në modelet e lira të gamës Galaxy.

https://twitter.com/VenyaGeskin1/status/1061896132790497281

Pra së shpejti do të zbulojmë se si Samsung do të synojë të implementojë një “ekran me vrimë” (Infinity-O), në mënyrë që të rrisë sipërfaqen e ekranit, i cili duhet të jetë “i sheshtë”, domethënë jo i lakuar në anët e tij.

Ndër të tjera përmenden disa specifika teknike si për shembull dual camera e pasme, sensori gjurmës gishtërinjve pozicionuar në anën e tij, Procesori  Snapdragon 845 ose Exynos 8150 dhe konfigurimet 4 / 64GB, 6 / 64GB dhe 6 / 128GB.

Çmimi? Flitet për 650-750 dollarë, por edhe në këtë rast është më mirë të mos e vendosim dorën në zjarr.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.