GALAXY S10 5G zbulohet
Celulare Lajmet e fundit

GALAXY S10 5G zbulohet data e prezantimit per rrjetin e se ardhmes!

Samsung Galaxy S10 5G zbulohet se do të shitet në Korenë e Jugut duke filluar nga 5 prilli së bashku me inaugurimin e rrjetit të parë lokal 5G komercial.

Vlen të theksohet se rrjeti ka qenë aktiv që nga 1 dhjetori 2018, por ende nuk është vënë në dispozicion të konsumatorët.

Disa javë më parë u fol për një vonesë të mundshme: parashikimet fillestare ishin deri në fund të marsit. Pastaj dolën disa probleme të vogla të prodhimit dhe njëkohësisht një mosmarrëveshje në lidhje me tarifat midis qeverisë dhe operatorëve. Në kore kanë marrë përsipër të shmangin parakalimin e Shteteve të Bashkuara në këtë teknologji: në 11 prilli rrjeti i parë 5G USA do të inaugurohet. Data e 5 prillit ishte parashikuar disa ditë më parë nga mediat lokale, por sot ka konfirmim përfundimtar nga Samsung.

Samsung Galaxy S10 5G do të jetë në dispozicion në dy tipe përsa i përket memories dhe tre ngjyra. Më poshtë janë detajet dhe çmimet:

 

256 GB: Crown Silver, Majestic Black dhe Royal Gold. Çmimi € 1.089 euro

512 GB: Crown Silver dhe Majestic Black. Çmimi 1.214 euro

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.