Celulare Lajmet e fundit

Galaxy Note 9 i Ri dhe Super i Fuqishëm: Për Ata Që i Duan Të Gjitha

Galaxy Note 9 i Ri dhe Super i Fuqishëm: Për Ata Që i Duan Të Gjitha

Me performancë më të lartë ditore, një Laps S të ri dhe kamera inteligjente, e asgjë nuk mund të kapë ritmin e jetës ashtu si Galaxy Note 9

TIRANA, ALBANIA – 22 Gusht 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot lançimin e produktit më të fundit të serisë premium Note, Galaxy Note9.  Seria e Galaxy Note njihet  për inovacionet e saj në teknologji dhe Galaxy Note 9 respekton traditën duke sjellë një telefon inteligjent premium që ofron performancën më të mirë të mundshme; një Laps S të ri; dhe kamerën më inteligjente Samsung  deri më sot.

note9 tirana

SAMSUNG PREZANTOI ZYRTARISHT KETE MODEL NE SHQIPERI NE NJE EVENT KU U ORGANIZUA PER MEDIAT KU SI GJITHMONE SHTEPIA E TEKNOLOGJISE ISHTE PREZENTE

 FALENDEROJME ICEBERG COMMUNICATIONS DHE SAMSUNG SHQIPERI PER FTESEN NE KETE EVENT SPEKTAKOLAR TE REALIZUAR SOT 

Ne eventin e lartepermendur i cili i ishte dedikuar plotesisht Galaxy Note 9 u fol shume per vecorite e telefonit, per cmimin dhe sigurisht daten e lancimit te tij por me kryesorja ishte bateria dhe lapsi S-Pen.

Me poshte gjeni te gjithe deklaraten per shtyp nga Samsung Shqiperi. 

Performancë gjatë gjithë ditës  
Njerëzit mbështeten në smartfonët e tyre për pothuajse çdo gjë që bëjnë – gjatë gjithë ditës, dhe përditë.  Ata kanë nevojë për një telefon që nuk do t’i lerë në baltë dhe Galaxy Note9 nuk zhgënjen:

note9 tirana

 • Bateri gjatë gjithë ditës: Bateria 4,000mAh i Galaxy Note9, më e madhja ndonjëherë në një telefon Galaxy për ta përdorur gjatë gjithë ditës për të folur, për të shkruar mesazhe, për të luajtur dhe për të parë filma nga mëngjesi në darkë.

note9 tirana

 • Ruaj më shumë, fshi më pak: Galaxy Note9 është në dispozicion me dy opsione të brendshme të memories – zgjidhni mes 128GB dhe 512GB. Dhe me mundësinë për të vendosur një kartë microSD, Galaxy Note9 mund të arrijë  gati në 1TB[1] e mund ta flini mendjen duke ditur se keni hapësirë ​​të mjaftueshme për fotot, videot dhe aplikacionet tuaja të preferuara.

 • Shpejtësia dhe Fuqia: Galaxy Note9 është një smartfon super i fuqishëm me procesor 10nm dhe suport për shpejtësitë më të madhe të rrjetit në treg (deri në 1.2 gigabit për sekondë) për të transmetuar dhe shkarkuar të dhëna pa u ngadalësuar. Galaxy Note9 gjithashtu përfshin një sistem ftohje lider në industri dhe një sistem për rregullim e algoritmit në mënyrë që të ofrojë një performance të fuqishme dhe njëkohësisht të qëndrueshme.

Evolucioni i Lapsit S Pen 
Lapsi S Pen është veçoria dalluese e serisë Note – është ajo që ka lënë shenjë tek përdoruesit dhe ajo me të cilën Samsung ka zgjeruar nocionin e asaj se çfarë një smartfon mund të bëjë. Ajo që filloi si një mjet për të shkruar dhe vizatuar tani po ju jep më shumë fuqi dhe kontroll përdoruesve.

note9 tirana

Tani me mbështetjen e  Bluetooth Low Energy (BLE), Lapsi S i ri siguron një mënyrë krejtësisht të re për të përdorur smarfonin. Me vetëm një klikim, tani është e mundur të bëni selfie-t dhe fotot në grup, të prezantosh slidet, të luash video, dhe më shumë. Zhvilluesit mund të integrojnë funksionalitetet e reja dhe të përparuara të BLE edhe në aplikacionet e tyre më vonë gjatë këtij viti. 

Kamera inteligjente që bën fotot perfekte
Mund të jetë e vështirë për të bërë një foto ashtu si profesionistët- por nuk ka pse të jetë e tillë me Note9. Galaxy Note9 mbështetet në teknologjitë pararojë në industrinë e kamerave me aftësi të reja për të shkrepur foton perfekte.

• Optimizues i skenës: Kamera e Galaxy Note9 është kamera më e zgjuar e Samsung deri tani. Ai përdor inteligjencën për të identifikuar elementët e një fotoje, si skenën dhe subjektin, për ta klasifikuar automatikisht në një nga 20 kategoritë dhe menjëherë ta optimizojë atë në bazë të kësaj të fundit.

note 9 tirana

• Zbulimi i të metave: Shkrepja e parë nuk është gjithmonë e duhura, por Galaxy Note9 lejon përdoruesit të dinë nëse ka diçka të gabuar, kështu që ata mund të shkrepin një foto tjetër pa humbur momentin.

• Kamera Premium: Ajo vjen me teknologji të avancuar të minimizimit të zhurmës dhe një lente Aperture të dyfishtë2, e cila përshtatet me dritën ashtu si syri i njeriut. Pavarësisht nga kushtet e ndriçimit, kamera e përparme e Galaxy Note9 ofron një pamje të qartë kristal.

Eksperienca Premium: Nga puna tek loja

Ekrani Infinity është themeli i trashëgimisë së dizajnit të Samsung dhe Galaxy Note9 ka ekranin më të madh cep më cep që ka pasur ndonjëherë një telefon Note. Ekrani Infiniti 6,4-inch Super AMOLED siguron një eksperiencë të vërtetë multimediale. Galaxy Note9 është plotësuar nga altoparlantë stereo, të cilët janë të akorduar nga AKG dhe aftësi për të shpërndarë audio Dolby Atmos® për një eksperiencë sa më  autentike.

note 9 tirana

Galaxy Note9  gjithashtu ofron një eksperiencë PC-je me Samsung DeX. Përdoruesit mund të punojnë prezantimet e tyre, të modifikojnë fotot dhe të shikojnë emisionet e preferuara nga telefoni i tyre. Provoni Samsung DeX me adaptorë HDMI3. Në momentin që lidhet me një monitor, Galaxy Note9 mund të mundësojë një desktop të virtualizuar dhe madje të shërbejë si një ekran i dytë plotësisht funksional. Merrni shënime me Lapsin S Pen ne momentin kur po shikoni një video, ose përdorni Galaxy Note9 si një trackpad, për të klikuar me të djathtën, drag and drop, dhe të përdorni dritare të shumta në një monitor. Të qënit produktiv nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë.

Galaxy Note9 do të jetë i disponueshëm në tregje të caktuara duke filluar nga data 24 Gusht 2018 do të ofrohet në Shqipëri në ngjyrën e zezë, të purpurt dhe në ngjyrën blu oqeani me Lapsin e verdhë S Pen, në çmimin 132,999 Lek version 128GB dhe 165,999 Lek version 512GB.

Për më shumë informacion rreth Galaxy Note9 dhe Galaxy Watch, vizitoni www.samsung.com/al.

 

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.