galaxy j2 pro
Celulare Lajmet e fundit

GALAXY J2 PRO (2018) do te jete celulari i ri Samsung me çmim te ulet.

Me Galaxy J2 Pro, Samsung do te vazhdoje te jete nje nder kompanite qe ofron me shume mundesi zgjedhjeje ne treg per konsumatorin.

Nderkohe qe po punon per dispozitive top class si per shembull Galaxy S9 dhe seria Galaxy A, kompania koreane nuk harron ti dedikoje kohe edhe konsumatorit qe ka me pak fonde per celulare. Nje nder projektet kryesore te zyrtarizuara nga Samsung do te jete pra dhe seria Galaxy J2 Pro.

Informacionet zyrtare ne kete aspekt jane te pakta, por natyrisht ka nje sere “rumors” qe mund te permblidhen me thjeshtesi nga bota e eksperteve te teknologjise. Sipas website “91mobiles” celulari J2 Pro 2018 do te jete relativisht i vogel, me permasa 143.1 x 72.2 x 8.6 mm. Ekrani gjithashtu do te jete i vogel prej 5” me rizolucion 720 x 1280 pixel.

Persa i perket karakteristikave hardware, duket qe ai do te montoje nje procesor SnapDragon 430 mjaft solid, i ndihmuar nga 1.5 GB RAM ose le te shpresojme ne 2 GB RAM.

Nderkohe qe akoma nuk dihet data e daljes ne treg, mendohet se do te jete ne fillim te vitit 2018. Lajmi me intersant ka te beje me sistemin operativ dhe çmimin. Mendohet se Galaxy J2 Pro do te kete Android Oreo 8.0 direkt nga Samsung, dhe do te kushtoje ne fashen e 150 $.

Foto render Galaxy J2 Pro:

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.