Lajmet e fundit

Cila eshte fotokamera me e mire ? – Oppo F11 Pro “ngjit” majen Everest!

Eshte e veshtire ti pergjigjesh pyetjes se cila eshte fotokamera me e mire ne nje smartfone. Gara per kete “titull” eshte me te vertete e ndezur dhe shume dispozitive kane sensore me te vertete mbreslenes. Nje nder to eshte edhe Oppo F11 Pro, i cili ka me te vertete sensore fotografik te mrekullueshem. Nuk mund te themi qe aktualisht eshte celulari me kameren me te mire ne treg, por nje gje eshte e sigurte, eshte celulari i vetem aktualisht qe po tenton te arrije majen me te larte te malit Everest. Jo figurativisht, por realisht!

Mali Everest eshte nje vend i mrekullueshem ku shume njerez nuk do te arrijne kurre te shkojne nje here ne jete. Ndaj ne mjaftohemi duke pare fotografi dhe video te kryera nga ngjitesit dhe alpinistet me te mire ne planet. Shumica prej tyre perdorin fotokamera te posatshme per lartesi dhe kualitet te mrekullueshem (si per shembull GoPro), por dikush vendosi qe te ngjitej ne malin Everest thjeshte me nje smartfon te gjenerates se fundit.

Dr. Nima Namgyal Sherpa dhe fotografi profesionist Adam Meng u ngjiten ne Kampin Baze te malit everest vetem me nje Oppo F11 Pro dhe ndane me njerezimin disa foto te kryera me kete dispozitiv.

Cila eshte fotokamera me e mire ? Ja fotografite e Oppo F11 Pro ne Malin Everest:

Mali duket spektakolar, por te arrish ne ate maje nuk eshte aq e thjeshte. Rruga eshte e veshtire, ne ngjitje, ne temperatura 10-20 grade nen zero, me rreziqe ortekesh dhe renie te lire dhe shume veshtiresi te tjera.

Ne Kampin Baze te Malit Everest, fale mungeses se ndotjes se ndriçimit, duken te gjithe yjet e nates. Funksioni “Ultra Night Mode” i smartfonit Oppo F11 Pro shkrepi foto te nje kualiteti vertete mbreslenes, nder me te mirat ndonjehere me smartfon.

Me sa duket, smartfoni ne asnje moment nuk ka pesuar defekte apo nuk ka vuajtur temperaturat tejet te ulta dhe mungesen e oksigjenit. Vlen per tu thene qe fotografite jane bere ne Kampin Baze, i cili ndodhet rreth 3000 metra nen majen e Malit Everest. Kjo e fundit ngrihet ne 8.848 metra lartesi mbi nivelin e detit!

Kuota e lartesise mbi 8.000 metra eshte fatale per organizmin njerezor. Kjo kuote mbi 8.000 metra lartesi quhet nga ekspertet e alpinizmit “The Death Zone“, pra zona e vdekjes. Mungesa e oksigjenit dhe temperaturat e ulta nuk lejojne jeten e nje organizmi njerezor per me shume se 24 ore.

Nuk e dime nese Oppo F11 Pro do te dergohet ne majen e Malit Everest, por me siguri jemi kureshtar per te di

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.