fotokamera e samsung galaxy s10 plus ne tirane
Lajmet e fundit

Fotokamera e Galaxy S10 Plus [Prova ne Tirane 🇦🇱]

Pershendetje te dashur fansa. Ne kete artikull do mund te njiheni me mire se si punon fotokamera e Galaxy S10 Plus, dhe te gjitha funksionet e saj. Ne bashkepunim me Samsung Albania dhe Iceberg Communication kemi realizuar disa prova rreth liqenit te Tiranes.

Testi i Fotokamera -s së serisë Galaxy S10 do të fokusohet në disa askpekte kryesore që janë Stabilizimi i videos dhe Autofokusimi i objekteve. Gjithashtu gjatë kohës që ishim me Galaxy S10 kemi shkrepur disa foto dhe video fantastike te cilat duam ti ndjamë me ju. Fotogalerinë e fotove më të bukura (sipas nesh 😉 ) do ta gjeni ne kete artikull poshte videos së testimit.

Duke qenë së është një test kamere i një rangu professional duhet të permendim disa detaje të rregjistrimit te videos. Atëhere stabilizimi i videos tek smartphonet është xhiruar ne rezolucionin 4K UHD ne 30fps. Duhet të përmendim edhe faktin që linja e re e këtyre smartphoneve të ofron mundësinë e xhirimit të videove gjithashtu edhe ne 4K (3840 x 2160) UHD ne 60 fps por duke qene se në këtë rezolucion nuk suportohet stabilizimi i videos dhe autofokusitestet janë zhvilluar ne 4K @30fps. Një vecori tjeter te cilen testuam ishte edhe xhirimi i videos me  te SUPER STEADYdezur qe do te thote qe rezolucioni reduktohet në FHD ( 1920 x 1080 ) por në këmbin përfitoni super video stabilizimin qe nuk do ta gjeni në asnjë pajisje tjeter e kësaj madhësie. Një video e rregjistruar në FHD është një video e kategorisë profesionale kështu qe merreni Galaxy S10 dhe behu nje Video Blogger i vërtetë bashkë me armatimet tjera si Optical Zoom dhe kamera UltraWide.

Ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë për më shumë detaje dhe gjithashtu poshtë videos galerinë e fotove më të bukura.

Video e Fotokamera e Galaxy S10 Plus

Fotogaleria nga Galaxy S10e :

Fotogaleria nga Galaxy S10 :

Fotogaleria me S10+ :

Fotokamera e Galaxy S10 Plus – Kamera e kategorisë profesioniste

Duke u nisur dhe nga lidershipi i Samsung-ut me kamerat e para Dual Pixel dhe Dual Aperture, Galaxy S10 prezanton teknologjinë e re të kamerës dhe inteligjencën e përparuar që e më bën të lehtë kapjen e fotove dhe xhirimeve fantastike:

• Lente ultra të gjëra: Për hërë të parë për Serinë S, Galaxy S10 ofron një Lente ultra-të gjërë me një kënd prej 123 gradësh fushëpamje , ashtu si syri i njeriut, në mënyrë që të mund të kapni çdo gjë që shikoni. E përkryer për fotografi mbresëlënëse të peisazheve, panorama të mëdha ,madje edhe për të kapur një portret të plotë të familjes së madhe, këto lente ultra-të gjëra sigurohen që ju të kapni tablonë e plotë.

 

• Regjistrimi i videove tëpër të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë: GalaxyS10 ofron regjistrim super të qëndrueshëm me teknologjinë e stabilizimit digjital. Nëse jeni duke kërcyer në mes të një koncerti të mahnitshëm ose duke u përpjekur të regjistroni çdo detaj të një udhëtimi me biçikletë me në një rrugë plot gropa dhe gunga, Super Steady ju lejon të kapni momentin. Të dyja kamerat e përparme dhe të pasme mund të xhirojnë me cilësi të lartë deri në UHD dhe për herë të parë kamera e pasme ju jep fleksibilitet për të regjistruar në HDR10 +.[6]

• Fotokamera e Galaxy S10 Plus – AI: Galaxy S10 i bën tiparet tashmë smart, akoma më të sakta me një Njësi të Përpunimit Nervor (NPU) kështu që ju mund të kapni fotografi të kalibrit profesionit të denja për t’u ndarë për të tjerët pa pasur nevojë të zgjidhni manualisht cilësime të përparuara të kamerës. Optimizuesi i Pamjes tani mund të njohë dhe të përpunojë me saktësi skena shtesë falë NPU-së. Dhe me Sugjerimin e Fotos, Galaxy S10 ofron rekomandime automatike kompozimesh në mënyrë që të kuadroni foton tuaj më mirë se kurrë.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.