televizori qe zhduket-foto-LG
Lajmet e fundit

[FOTO] Televizor qe zhduket – Spektakel

LG Display do të tregojë një TV OLED me ekran të përthyeshëm në CES 2018. Ky televizor qe zhduket është ende si prototip (prandaj nuk paraqitet nga LG Electronics), por duket se tashmë projekti është duke mbaruar. Një mekanizëm i motorizuar lejon që ekrani OLED të shpaloset ose  të tërhiqet tërësisht në bazë, një komponent tepër i rëndë (sipas standardeve të sotme) me ngjyrë të bardhë.

LG zgjodhi një panel 65″ me rezolucion Ultra HD.

televizori qe zhduket-foto1

 

Efekti sigurisht që është i një impakti të fortë: sapo u rrokullua televizori është fshehur plotësisht, duke ulur ndjeshëm ndikimin në mjedisin rrethues.

Kjo lloj teknologjie gjithashtu mund të përshtatet për instalimet në mur ose në tavan, me qëllim që televizori të ulet si një ekran i projektorit, duke e bërë atë të zhduket pas përdorimit.

Prandaj do të ishte një mënyrë mjaft e përshtatshme për të trajtuar ekranet e përmasave shumë të mëdha, të cilat nuk do të zinin më një pjesë fikse (dhe jo të papërfillshme) të hapësirës.

Lexo edhe: LG V30 Rozë

Për momentin nuk përmendet marketingu. Sipas disa analistëve do të jetë e nevojshme të presim vitin 2020.

televizori qe zhduket-foto

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.