foto razer
Celulare Lajmet e fundit

Foto Razer smartphone del online per here te pare! • ose.al

[PERDITESIM 16/10/2017]

Pas lajmit te publikuar pak dite me pare mbi celularin qe pritet te prodhoje kompania Razer, eshte gjithnje e ne rritje interesi i fansave.

Te gjithe kuptuam se cilat jane karakteristikat teknike te ketij smartphoni, por akoma nuk kishim asnje te dhene mbi design-in ose pamjen.

Siti i famshem Techbyte” ka zbuluar nje fotografi te nje smartphoni qe me shume mundesi do te jete ai i Razer.

Ne kete fotografi njihet qarte logoja e kompanise dhe vihet re fotokamera kryesore e tipit “Dual Camera”.

Foto Razer Smartphone:

foto razer

Razer – kompania e lojrave e njohur për kompjuterët, tastierat dhe mouse-ve të saj – po futet në lojën e smartphonëve. Prej një kohe të gjatë qarkullonin lajme se kompania ishte duke punuar në një telefon por thashethemet u përforcuan vetëm në momentin kur u zyrtarizua blerja e Nextbit një kompani jo shumë e njohur e prodhimit të smartphoneve. Jo më larg se data 11 Tetor kompania njoftoi nëpërmjet një postimi në Twitter për eventin që do të mbahet më datë 1 Nëntor ku do të prezantohet smartphone Razer .

smartphone RazerEdhe pse nuk kishte shumë detaje , dihej që Razer ishte duke planifikuar një smartphone Razer pasi CEO i Razer Min-Liang Tan konfirmoi pak javë më parë që kompania do ta atë në tremujorin e fundit të vitit 2017. Më pas nga një foto e postuar në Twitter nga shefi i divizionit të telefonave të Razer, Mos dhe CEO-s Min-Liang Tan dallohej qartë në xhepin e Tan një telefon me logon e Razerit – i cili mendohet të jetë smartphone Razer i ri ose të paktën një prototip i tij.

Sipas lajmeve të fundit rreth parametrave të smartphone tregojnë që ai do të jetë më shumë për “hardcore gamers” ( për lojtarët e vërtetë ). Nga disa burime thuhet se smartphone do të jetë i pajisur me versionin më të fundit të Android 7.1.1 dhe thuhet se do të ketë një ekran 5.7 inch njësoj sa LG G6. Mendohet se smartphone do të jetë i pajisur me plot 8GB memorie RAM aq sa edhe flagship-i më i fundit nga OnePlus dhe 64 GB memorie të brendshme. Edhe pse nuk presim që kamera të jetë prioritet për këtë smarphone por nga burime të ndryshme sugjerojnë një kamer të pasme 12 MP dhe kamera e përparme 8MP të cilat do jenë të pajisura me teknlogjinë e fokusimit të shpejtë.

Ka mundësi që kompania të të ndjekë strategjinë e SONY-t për sa i përket idesë së luajtjes së lojrave nga kompjuteri në smartphone. Duke marrë parasysh edhe eksperiencën e NextBit një telefon tërësisht me memorie online, është e mundur që smartphone të përdorë disa nga këto veçori unike të cilat i gjejmë vetëm në NextBit Robin.

 

smartphone RazerNga ana tjetër vetë NextBit e nisi rrugëtimin e tij në botën e smartphonëve më anë të Robin, një smartphone Andorid me një dizenjim unik, me sensor te shenjës së gishtave anash në Power button dhe me disa zgjedhje të dallueshme dizanji. Megjithëse Robin ishte një eksperiment me një jetë të shkurtër, do të jetë interesante të shohim se sa do të influencojë ai në këtë smartphone të Razer.

Më poshtë gjeni karakteristikat që priten të debutojnë bashkë me super smartphone Razer në datën 1 Nëntor.
smartphone Razer

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.