Celulare Lajmet e fundit

[FOTO] A jeni gati për rikthimin e Nokia 9?

Nokia 9 kthehet të jetë protagonist i thashethemeve dhe imazheve të reja, të parashikuara këtë herë nga krijuesit e cover, të cilët, siç ndodh shpesh, zbulojnë dizajnin e pajisjeve përpara se të shpallen zyrtarisht.

Nokia 9-foto

Të dy paraqitjet janë shfaqur në faqen Amazon.com, dhe pavarësisht nga cover-i që fsheh pjesërisht formën e trupit, duket se nuk ka dyshim për praninë e një ekrani të madhë me skajet e lakuara në anët (Samsung 🤔🤔). Veçanërisht mund të shikojmë edhe kornizat e vogla që tani janë një normalitet mes modeleve më të larta në treg.

Edhe dizajni i pasëm kombinon në mënyrë të përkryer në foto, duke i lejuar kamerës të paraqitet mrekullisht me një strukturë vertikale nën të cilin ndodhet sensori i gjurmëve të gishtave.

Sipas informatave që qarkullojnë deri më tani, Nokia 9 duhet të ketë ekran 5.5″ QHD (nuk e dimë ende nëse AMOLED), SoC Snapdragon 835, 6 / 8GB RAM, 128GB magazinim dhe certifikim IP68.

Thashetheme që duhen të konfirmohen së shpejti, pasi nuk duhet të mungojë shumë nga prezantimi i këtij ylli të ri të rangut të lartë prodhuar nga HMD.

ose.al – shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

4 thoughts on “[FOTO] A jeni gati për rikthimin e Nokia 9?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.