lg v30 roze-sfondi
Celulare Lajmet e fundit

[FOTO] LG V30 Roze, thjesht spektakolar 😍😍😍

LG V30 ishte një nga smartphonet më të pritur të vitit 2017. E prezantuar në IFA në Berlin në fund të gushtit, në fakt, menjëherë pati një sukses të madh. Per daljen në treg kaluan disa muaj. Shpërndarja në fakt filloi nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit 2017. Për shkak të famës së madhe të këtij smartphone të ri, ne jemi të sigurt se asnjë nga lajmet më të fundit në lidhje me të nuk do të mbetet pa u vënë re.

lg v30 roze

 Duket, në fakt, që në CES 2018 në Las Vegas ne do të shohim debutimin e LG V30 në një variant me ngjyrë të re. Kjo është LG V30 Roze – një hije rozë e projektuar nga LG për të gjithë femrat që duan të jenë në modë.

Duke gjykuar nga imazhet e para të LG V30 Roze, mendojmë se shumë do ta duan.

Me këtë ngjyre tashme ka pesë modele në të cilat celulari është i disponueshëm. Është Aurora Zi, Argjendi, Blu dhe Vjollca.  Nuk është e përjashtuar, duke pasur parasysh afërsinë midis dy ngjarjeve, LG V30 me ngjyren e kuqe do të jetë një nga dhuratat e zgjedhura për ditën e Shën Valentinit. LG ka njoftuar zyrtarisht se ky variant i ri i pajisjes do të jetë në shitje në tregjet kryesore të Azisë dhe Evropës. Prandaj, ardhja në Shqiperi është e mundshme.

Së fundi, le të bëjmë një përmbledhje të shkurtër të asaj që janë karakteristikat kryesore teknike të LG V30. Celulari ka një ekran FullVision me madhësi 6″ me një rezolucion maksimal prej 2.880 x 1.440 piksel. Për të punuar është procesori i Qualcomm Snapdragon 835 i cili çiftëzohet me një RAM 4 GB. Kujtesa e brendshme, megjithatë, është 64 GB, e zgjerueshme me një microSD.

Në anën e pasme ka një konfigurim të dyfishtë për kamerën, e pajisur me sensorë 16 dhe 13 MP.

Certifikimi IP68 nuk mungon, i cili garanton rezistencën e pajisjes në pluhur dhe ujë. Së fundi, bateria ka një kapacitet prej 3,300 mAh dhe është ngritur për sistemin e ngarkimit pa tel dhe të shpejtë. Në këtë moment ne duhet të presim që CES 2018 të admirojmë LG V30 Roze.

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.