T-Mobile tatuazh
Celulare Celulare e Tablet Iphone Lajmet e fundit

Fiton një iPhone duke bërë tatuazh logon e kompanisë celulare T-Mobile

Teknologjia i ka mundësuar njerëzve të bëjnë gjëra me të vërtetë të mrekullueshme. Interneti specifikisht ka ndryshuar krejtësisht mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe komunikojnë. Tani është më e lehtë të flasësh me doktorin, të komunuikosh me njerëzit madje dhe të bësh shopping online. Por nga ana tjetër ka edhe persona të cilët e përdorin internetin për të bërë shumë gjëra të çuditshme. I tillë është rasti i një personi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai bëri logon e kompanisë telefonike T-Mobile tatuazh për të përfituar një telefon falas.

Me datë 8 Tetor, z.Harrison shkruajti në Twitter duke i bërë një kërkesë CEO-s të T-Mobile John Legere. Ishte një kërkesë shumë e thjeshtë faktikisht.

Më jepni një iPhone 8 falas dhe un do të bëj logon e kompanisë tuaj T-Mobile tatuazh në krah” – shkruajti ai në postimin e tij në Twitter.

Z.Legere njihet për guximin dhe sifdat që ndërmerr dhe që shfaq në rrjetet sociale dhe e pranoi sfidën me kënaqësi. Pas pranimit të sfidës Z.Philips nuk kishte ndërmend që ta linte thjesht në formën e shakasë postimin. Ai bëri logon e T-Mobile tatuazh dhe menjëherë postoi një foto provë një rrjetin social Twitter ku dukej qartë momenti kur bënte tatuazhin. Pas pak ditësh me datë 11 Tetor ai mori iPhone 8 e tij falas bashkë edhe me disa dhurata të tjera nga T-Mobile.

Kjo duket si ide marketingu shumë interesante nga një nga kompanitë më të fuqishme të rrjetit telefonik e cila duket se po i kthen klientët e saj si tabela lëvizëse reklamimi duke i vendosur logon e tyre T-Mobile tatuazh në trup. Me daljen në treg të iPhone X personalisht kam një ndejsi që akoma më shumë njerëz do kërkojnë për mundësi të ndryshme për ta fituar një telefon falas dhe kjo duket me të vërtetë një teknikë shumë interesante.

Më poshtë janë postimet në Twitter nga të dy personat e lartëpërmendur.
TMobile tatuazh


T-Mobile tatuazh
T-Mobile tatuazh
T-Mobile tatuazh

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

8 thoughts on “Fiton një iPhone duke bërë tatuazh logon e kompanisë celulare T-Mobile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.