Firefly 7S: kamera sportive më e mirë në 4K vetëm për €71

0
406
views
firefly 7s-kamera-sportive-action-cam-kamera-aksioni-detaje-ekrani-recensione

ose.al shton pas shumë kërkesave edhe një seksion të ri të dedikuar plotësisht kamerave sportive, action cam, të cilat po përhapen gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri. Action Cam ose si mund të quhet në shqip kamera aksioni/sportive janë shumë në modë midis rinisë. Bëhet fjalë për kamera me dimensione të vogla që mund të vendosen pa probleme në shumë vënde, nga biçikleta tek kaskot e motorrave ose mund të notoni poshtë nën ujë (deri në 20m). Sot do ju flasim për Firefly 7S, kamerën sportive 4K (2160p) me raportin kualitet/çmim më të mirin në treg.

gearbest

Mund të fillonim artikullin e parë duke ju folur mbi karakteristikat e GoPro-s, markës më të njohur në Botë, por menduam që artikullin e parë të ja dedikonim markës Hawkeye që ka realizuar një mrekulli duke patur parasysh që kamera kushton vetëm €71. Një çmim shumë i arsyeshëm edhe për tregun shqiptar.

Kamera prezantohet shumë bukur në kutinë e saj të përforcuar dhe nuk do të keni më të voglin problem gjatë transportit! Pjesa e sipërme është prej plastike e tejdukshme dhe tregon kamerën me kutinë e saj mbrojtëse kundër ujit për zhytjet në thellësi. Në të katër anët e kutisë paraqiten të gjitha karakteristikat kryesore. Hapja e kutisë bëhet në pjesën e pasme.

firefly 7s-kamera-sportive-action-cam-kamera-aksioni-detaje-timelapse-foto-kutia

Brënda në kuti do të gjejmë të gjithë aksesorët që Hawkeye ka vendosur ti dhurojë klientëve të saj. Ky është një nga faktorët kryesorë që shtyn shumë persona për të blerë këtë kamera sportive. Kini parasysh se çdo aksesorë i markave të tjera mund të kushtoj nga $10 deri në $35.

Karakteristikat

Tiparet kryesorë të këtij produkti kaq cilësor janë: Sensori CMOS 12MP për video 4KÇipset Novatek 96660 / Lidhje në WiFi dhe komandim direkt nga aplikacioni falas Firefly App / 120° këndi i vështrimit . Nga 4K @ 25fps deri në 720p @ 120fps, 2 ekrane (OLED dhe LCD). Deri në 20m thellësi dhe bateria prej 1050mAh (mund të zëvëndësohet).

Ekrani OLED nuk është touch screen por nuk ka motiv të jetë. Duke përdorur butonat e kamerës arrijmë thjesht e saktë në menunë e brëndshme. Gjuha Shqip në menu mungon, por nuk besoj se do kemi probleme me gjuhën italiane apo atë angleze. Brënda menusë e para gjë që duhet të bëjmë ë shtë aktivizimi i stabilizatorit optik (ndihmon shumë në videot e realizuara me dorë të lirë). Përsa i përket atyre që pëlqejnë të luajnë me fotografitë nuk mungon opcioni për të realizuar foto RAW, për tu përdorur më pas me programe te ndryshme.

WiFi është shumë i shpejtë dhe mund të kontrollojmë direkt kamerën nga celulari jonë. Në këtë rast video-ja që mund të realizojmë do të jetë në rezolucionin 1080p e jo 4K. Nëse keni ndërmend të bleni një action cam, Firefly 7S do ju habisi nga cilësia e imazheve.

gearbest

©ose.al

 

Shkruani nje koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.