FIFA 18-foto-easports-FIFA 2018-Ronaldo-PC-XBOX-NINTENDO
Lajmet e fundit PC

FIFA 18: Cristiano Ronaldo është ylli i lojës

Do të jetë Cristiano Ronaldo, ylli i padiskutueshëm i Real Madrid-it, në kopertinën e FIFA 18. Loja e re e futbollit nga EA Sports do dali në shitje në shtator, pikërisht më datë 29, për PlayStation 4, Xbox One, PC, Nintendo Switch, PlayStation 3 dhe Xbox 360.

FIFA 18-FIFA 2018-Ronaldo-PC-XBOX-NINTENDO

Për herë të parë në histori, Cristiano Ronaldo, lojtari më i mirë i sezonit të FIFA-s dhe kampione e Evropës 2016, u emërua zyrtarisht ambasador global për EA Sports Fifa. Të dhënat e lojtarit janë regjistruar së fundmi gjatë një seance trajnimi në një studio të EA Motion Capture në Madrid. Prezantimi zyrtar i lojës të FIFA-s 18,  do të mbahet më 10 qershor në orën 21 shqiptare.

Më poshtë edhe video-ja e prezantimit të lojës dhe se si funksionon regjistrimi i lojtarëve.

 

©ose.al

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

One thought on “FIFA 18: Cristiano Ronaldo është ylli i lojës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.