street fighter
App Lajmet e fundit

FANTASTIKE: Street Fighter II ne boten reale, me ane te Apple ARKit!

Më parë kemi shpjeguar se si teknologjia VR (Virtual Reality) ju lejon të vendosni objekte virtuale në botën reale dhe t’i vëzhgoni ato përmes ekranit te smartphone.

Një nga aplikacionet më të njohura të AR (Augmented Reality) ishte Pokemon GO, lojë e cila u bë mani në vitin 2016.Tani që teknologjia ARKit e Apple dhe platformat ARCore të Google janë në duart e zhvilluesve, shumë njerëz të talentuar po e shfrytëzojnë rastin duke kërkuar të krijojnë gjithçka kanë të mundur.

I tillë është rasti me lojne Street Fighter II “Real World Warrior Edition”. Ju lutemi të vini re se ky version nuk është një lëshim zyrtar i lojës dhe nuk e dimë akoma se kur Capcom do të vendosë te preznatoje versionin zyrtar. Loja nuk është në dispozicion për shkarkim dhe është paraqitur vetëm si një koncept nga zhvilluesi i saj, mister Abhishek Singh.

Më poshtë mund të shihni nje video demo se si do te jetë loja në AR:

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.