Fall Creators Update
Lajmet e fundit PC

Windows 10 Fall Creators Update : TOP 10 veçoritë e reja

Update më i fundit nga Microsoft vjen me veori intriguese per sistemin e operimit.

Versioni me i fundit i Microsoft Windows 10 Fall Creator Update, është tani i disponueshëm për tu shkarkuar. Në fakt kjo nuk është një gjë e re sepse Windows vazhdimisht sjell Update për sistemin. Për shembull disa nga veçoritë që debutojnë me Fall Creators Update kanë qenë të aksesueshme më parë si modifikimi i videove por edhe aspekte të Fluent Design.

Fluent Design është dizanji më i ri të cilin merr Windows 10. Me anë të Fluent Design Windows 10 do të bëhet më shumë tërheqës dhe do të ketë më shumë animacione. Veçmas Fluent Design Microsoft sjell gjithashtu integrimin e smartphoneve me kompjuterin, aksesimin dhe vendosjen e kontakteve nga telefoni në kompjuter, One Drive Files On Demand e cila mundëson shkarkimin e fileve te ndryshme në pajisje të ndryshme. Ka edhe shumë gjëra të tjera të cilat do ti gjeni më poshtë.

Fall Creators Update edit videos

1. Modifikim Videosh në aplikacionin Photos në Fall Creators Update

Me anë të kësaj veçorie do të bëhet e mundur bashkimi dhe prerja e epsiodeve të ndryshme të videove. Gjithashtu mund të shtosh filtera dhe muzikë në sfond. Për më tepër veçoria tjetër Video Remix do të gjenerojë automatikisht video dhe mjafton të selektosh fotot dhe videot që ti dëshiron. Vendosja e objekteve 3D në video nuk ka qenë kurrë më e lehtë se kaq. Tani mund edhe të vendosesh tekst i cili lëviz në video ose të krijosh një video slow-motion.

 

Fall Creators Update people
2. My People

Kjo vecori mundëson shfaqjen e personave të tu më të afërt si ikona në Start ose në Taskbar ( shiriti në fund të ekranit ku ruhen programet e hapura). Kështu mund ti kontaktosh ato më lehtë.

 

Fall Creators Update onderive
3. OneDrive Files On-Demand

OneDrive nuk kishte se si të mos merrte update. Ky update mundëson sinkronizimin e dokumentave qe janë në OneDrive direkt në File Explorer ( dritarja në të cilën mund të aksesosh çdo gjë që gjendet në kompjuter ). Qëllimi i këtij update është që përdoruesit të shkarkojnë në pajisjet e tyre cfarë të duan nga OneDrive duke minimizuar hapësirën që ato zënë në kompjuter.

 

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=vcBGj4R7Fo0″ width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”no” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

4. Fluent Design

Sistemi Fluent Design shton transparencë, animacione dhe detaj në aplikacionet e Windows. Është vetëm fillimi por kjo mund të shihet qartë tek aplikacioni i Makines Llogaritëse (Calculator) ose aplikacioni i muzikes Groove por edhe në aplikacionin e përditësuar të Fotove (Photos app).

Fall Creators Update AI search

5. Kërkimi i fotove duke përdorur AI (Intelegjenca Artificiale)

Aplikacioni i Windowsit për fotot (Photos App) ka një dizenjim të bukur tani falë Fluent Design dhe gjithashtu mund të modifikosh foto edhe video. Duke filluar me Fall Creators Update bëhet i mundur kërkimi i fotove që përmbajnë pjesë të ndryshme objektesh ose fytyra njerëzish duke përdorur kërkimin AI.

 

Fall Creators Update continue on pc

6. Vazhdo në Kompjuter nga Smartphone

Një seksion i ri në Settings tregon mënyrën se si të lidhësh një telefon Android ose iOS me kompjuterin për të bërë të mundur hapjen e diçkaje nga telefoni në kompjuter. Ky është vetëm fillimi i shërbimeve që Microsfot do ti ofrojë sistemeve dominante të operimit për smarphone.

 

Fall Creators Update mixed reality

7. Mixed Reality

Mixed Reality bën hyrjen e madhe në Windows Fall Creators Update. Tani mund të shohësh objekte 3D në ambiente reale të krijuara nga Paint 3D me anë të disa pajisjeve shtesë të cilat ofrohen nga partereët e Microsoft si Acer, Asus, Dell, HP dhe Lenovo.

 

Fall Creators Update ransomware

8. Mbrojta nga Ransomware (virus ) në Windows Defender

Në këtë edicion të ri Widnows Defender i cili është antivirusi i Windows 10 ndalon modifikimin e dokmentave nga programe të cila cilësohen si untrusted ( jo të besueshme nga Windows).

 

Fall Creators Update share file

9. Shpërndaj (Share ) dokumenta nga File Explorer

Sic u  tha më lart File Explorer është dritarja ku mund të aksesosh çdo gjë që gjendet në kompjuter. Ajo hapet me komandën e thjeshtë duke shtypur njëkohësisht “Butoni i logos së Winodws + E”. Tani mund të bësh Share çdo dokument direkt nga File Explorer në aplikacione të ndryshme.

 

Fall Creators Update edge

10. Vecori të reja për Microsoft Edge for PC

Tani mund të futesh (pin ) një webpage në Start ose Taskbar më anë të butonit të ri që gjendet tek Tabs. Gjithashtu tani mund ta përdorësh browserin Full Screen. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja tani Edge shërben si një lexues librash e-books. Këto libra mund të shkarkohen nga Windwos Store.

 

Për të parë si mund ta instalosh WINDOWS 10 FALL CREATORS UPDATE klikoni këtu për të parë videon.

 

 

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

2 thoughts on “Windows 10 Fall Creators Update : TOP 10 veçoritë e reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.