Fake News Google Fact Check
Lajmet e fundit

Fake News – Google fillon betejen dhe “arma” e pare quhet “Fact Checks”, kontrolli i fakteve…

Ne nje “xhungel” online te lajmeve te quajtura nderkombetarisht si “fake news“, pra lajmeve te fallsifikuara, Google prezanton “Fact Checks“. Natyrisht me kete nuk nenkuptohet qe Google do te kontrolloje drejtpersedrejti vlefshmerine e lajmeve ne web. Kjo pergjegjesi do ti jepet shoqeriva te treta, si per shembull “Snopes”, “PolitiFact”, dhe kompani te tjera.

Kur te kerkoni dicka online, skermata normale e kerkimeve te Google do te jete e integruar anash artikujve me nje rrjesht te vogel informacioni mbi lajmin. Per shembull do te mund te sinjalizohet burimi i lajmit dhe kompania apo subjekti qe ka verifikuar veridicitetin e ketij lajmi.

Nje nga shembujt qe Google ka publikuar ne nje artikull se fundmi, ka te beje me nje kerkim ne google me fjalet “27 milion persona te skllaveruar”. Ne informacionet “Fact Checks” te ketij kerkimi, shikojme subjektin nga i cili buron ky kerkim (Senatori amerikan Boc Corker). Gjithashtu shikojme qe “Fact Check” eshte konfirmuar nga kompania “PolitiFact”, e cila e konfirmon lajmin si “mostly ture”, pra me shume mundesi i vertete.

Shembulli i Google per Fake News dhe Fact Checks:

Google thote qe aktualisht po punon me 115 organizata qe kane objektiv kryesor verifikimin e fakteve. Deshira e kompanise eshte te zhvilloje akoma me tej idene, ne menyre qe te marrin pjese dhe organizata te tjera. Sipas Google keto organizata do te jene te certifikuara si burime autoritare informacioni nepermjet nje algoritmi matematik.

Natyrisht, me kaq shume lajme ne boten e internetit, ne nuk mund te presim qe nga nje moment ne tjetrin te gjitha informacionet te jene te certifikuara si me magji. Google deshiron te arrij me “Fact Checks”eshte thjeshte te ndihmoje njerezit qe informohen ne internet per te llogjikuar me mire dhe me thelle mbi natyren e lajmit qe lexon.

“Informacioni “Fact Checks” nuk do te jete menjehere i disponueshem per te gjitha kerkimet ne Google. Ka mundesi te kete kerkime mbi te cilat kontrollore te ndryshem mund te arrijne ne perfundime te ndryshme. Ky “Fact Checks” nuk eshte nje informacion i ofruar nga Google, por nga kompani te treta. Objektivi i ketij opsioni eshte qe lexuesi te kete nje “arme” me shume per te vendosur mbi veridicitetin e nje lajmi. Edhe nese ka konkluzione te ndryshme per te njejtin fakt, eshte pozitive qe njerezit te shohin graden e konsensusit mbi veridicitetin e nje lajmi. “

Shume shpejt besojme se kompanite e medha (Google, Facebook etj) do te denojne agjencite qe bazohen mbi “fake news”. Ato do fshihen dhe nuk do pranohen me ne rrjetet e tyre.

Shtepia e teknologjise

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

2 thoughts on “Fake News – Google fillon betejen dhe “arma” e pare quhet “Fact Checks”, kontrolli i fakteve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.