Të mërkurën me 11 Prill themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg do të dali para kongresit Amerikan për shkak të skandalit të privatësisë.
Shkarko te dhenat e profilit nga Facebook
Operacioni kundër Facebook : “Faceblock”
Po në këtë ditë operacioni Faceblock do të mbahet. Ky do të jetë një bojkot një ditor i Facebook. Gjithashtu do të prekë dhe programet e tjera nga kjo kompani si Messenger, WhatsApp dhe Instagram.
Arsyeja e këtij bojkoti është përdorimi i të dhënave të 87 milion pëRdoruesve pa lejen e tyre nga kompania Cambridge Analytica.
Një ndër krijueset e këtij bojkoti Laura Ullman, është shprehur se duhet ti jepet një mesazh i fortë rrjeteve sociale përsa i përket sigurisë së përdoruesëve. Ajo ka thënë gjithashtu se ky bojkot nuk bëhet për të mbyllur këtë rrjet. Arsyeja është për të përmirësuar sigurinë që këto rrjete ofrojnë.
Në qoftë se doni ti bashkoheni këtij bojkoti mund të shkoni tek:
www.facebookblackout.org
Megjithatë mbetet për tu parë se sa njerëz do tu bashkohen këtij grupimi. Kjo pasi rrjete si WhatsApp, Instagram janë kthyer në pjesë të përditshmërisë sonë.