face id
Lajmet e fundit

Face ID: e pabesueshme kjo video! …1.400 €uro smartphone iPhone X.

[perditesim 15/11/2017]

Miq, shihni videon e meposhtme dhe shpresojme qe mos te kemi shume iPhone X ne familje 😂😂😂😂

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=Oe3HQlad9Fs” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

Risia qe e bëri edhe më të vecantë Apple përvec ekranit edge-to-edge ishte edhe heqja e TOUCH ID gjë e cila ka karakterizuar iPhone për vite me rradhë.

Kur Apple prezantoi FACE ID tek iPhoneX ata bënë shumë deklarata për sigurinë e telefonit duke thënë që ajo është më e mira në botë, por duket se këto deklarata po rrëzohen dhe janë jo shumë të vërteta.

FACE ID

E para deklaratë që rrëzohet është ajo e cila Apple pretendon se FACE ID nuk mund të mashtrohet nga maskat. Kjo është thënia e Phil Schiller gjatë prezantimit : “Kemi punuar me artistë prefesionistë të cilët prodhonjë maska ne Hollywood për ta mbrojtur FACE ID kundrejt përpjekjeve. Maskat në ekran (ekranin e prezantimit) janë maska të cilat janë provuar nga skuadra jonë inxhinierike për tu mbrojtur përkundrejt FACE ID. Është e pabesueshme !”

FACE ID

Duket se të gjithë puna e Apple ka shkuar dëm dhe po zbehet, sepse një kompani Vietnamese për sigurinë ka demostruar një maskë të thejshtë (ose disi komplekse) e cila arriti që të mashtronte FACE ID duke e bërë të mundur hapjen e smartphone pa pronarin e tij prezent.

“Maska është e përpunuar duke kombinuar printime 3D më make-up dhe imazhe 2D, përvec disa proçesimeve special tek mollëzat dhe perreth fytyrës, ku është edhe pika e më e fortë e AI (inteligjencës artificiale) të FACE ID” shpjegoi Z.Tuan Anh zëvëndës president inCyber Security.

Më poshtë gjendet edhe video ku FACE ID i Phone X mashtrohet nga maska.

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=i4YQRLQVixM” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”no” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

Bkav thotë se kjo është një provë e qartë se FACE ID nuk është aq e sigurtë për tu implementuar në smartphone dhe PC, dhe nuk do të jëtë e aftë të mbrojë të dhënat nëse do të jeni një objekt sulmi.

Gjithashtu nje eksperiment tjetër ka treguar se FACE ID mund të kalohet nga dy fytyra identike të dy vëllezërve binjakë si tregohet dhe në videon e meposhtme.

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=GFtOaupYxq4″ width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”no” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

Sigurisht nëse do të jeni në anën e kundërt të një agjensie spiunazhi është shumë e pazakontë që dikush të futet në telashe duke printuar maskën tuaj me kujdes. Kjo në fakt është një thirrje e cila i bëhet Apple për të mos e reklamuar teknologjinë e re më të sigurtë se sensori i njohjes së shenjave të gishtave.

Pas të gjithave, fytyra në dryshim nga shenja e gishtërinjëve është gjithmone në dukje duke e bërë atë një çelës sekret të dobët.

 

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.