Essential Smartphone Andy Rubin dy
Lajmet e fundit

” Essential “, tjeter foto e smartphonit te Andy Rubin, babai i Android | ose.al

Fotografia e smartphonit ” Essential ” mund te jete shfaqur pa dashje ne nje spot te Michelin:

Dihet qe Samsung Galaxy S8 ka mahnitur perdoruesit me nje ekran Infinity te mrekullueshem. Por gjiganti korean nuk rrezikohet vetem nga konkurenca e Apple apo e kinezeve. Muajin qe lame pas kemi dhene lajmin e prezantimit, se shpejti, te nje smartphoni te ri te quajtur ” Essential “. Ky dispozitiv po krijohet nga kompania e re e Andy Rubin, babai i Android, dhe i cilesuar si inxhenieri informatik me i vleresuar i planetit.

Pas imazhit te pare qe vete Andy Rubin e publikoi ne profilin e tij Twitter…

…nje imazh tjeter i smartphonit ” Essential ” mund te jete publikuar pa dashje ne nje spot publicitar te Michelin. Spoti i hedhur ne YouTube nga kompania franceze, ne nje frame te tij, paraqet nje personazh i cili mban ne dore nje celular te pa identifikuar:

Edhe pse nuk eshte e sigurte qe behet fjale per celularin ” Essential “, eshte e sigurte qe nuk behet fjale per te vetmin celular tjeter qe mund te kete kete forme, pra per Xiaomi Mi Mix. Sic mund te shihet ne foto, cepat e siperm te dispozitivit jane te harkuar, ndersa cepat e poshtem jane ne forme kuadrate. Per me teper, korniza e pjeses se poshtme eshte me e holle se ajo e Mi Mix dhe celulari shihet qarte qe nuk ka fotokamer “selfie” ne pjesen e siperme.

Per fat te keq, deri ne keto momente, nuk dime akoma shume mbi karakteristikat fizike te ketij smartphoni. Por  fakti qe Michelin mendohet te jete nje nga kompanite me te cilat Andy Rubin bashkepunon ne nivel teknologjik, ka shtyre eskpertet te mendojne qe i shumeprituri ” Essential ” smartphone eshte celulari i perdorur ne kete spot publicitar:

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=wqOMV3W-xVc&feature=youtu.be” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.