Doogee BL7000-logo-imazh
Celulare Lajmet e fundit

Doogee BL7000: celulari me 7060 mAh bateri (2 here sa S8 Plus)

Imagjinoni një pajisje me një bateri të madhe që mund të kënaqë etjen tuaj për të luajtur gjatë gjithë ditës. Kompania kineze Doogee mund të ju ketë lexuar mendjen. Në orët e fundit, ka konfirmuar daljen në treg të modelit Doogee BL7000.

Lexo edhe: Doogee X5 Max Pro, celulari 4G që kushton …

Edhe pse ato nuk janë zbuluar ende iinformacione në lidhje me skeden teknike, ajo që godet syrin është bateria. Kemi të bëjmë me 7060 mAh, pothuajse (apo edhe më shumë) se një Powerbank. Që të keni idenë e një bateri si kjo, mendoni se Galaxy S8 Plus ka një bateri prej 3500 mAh. Do të duhen pak më shumë se dy bateri të një S8 Plus për të arritur këtë kapacitet.

Lexo edhe: Skeda Teknike e Samsung Galaxy S8 Plus

Sa i përket karakteristikave të tjera të njohura, Doogee BL7000 duhet të karakterizohet nga një kamera e dyfishtë të pasme. Sistemi operativ medojmë se do jetë Android Nougat 7.0. Asnjë informacion rreth ekranit dhe kapacitet deri më tani. Megjithatë, ne nuk duhet të presin gjatë para se të shohin daljen e Doogee BL7000.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.